Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

60.



60. I mençuri dhe pritja e vdekjes.

01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Kujtone shumë shktaërruesin e kënaqësive – vdekjen.”

02 - Përveç çdo urtësie të cilën e kemi përmendur në këtë libër, i mençuri është i detyruar që të përkujtojë vdekjen gjithmonë, dhe të mos mashtrohet nga kjo jetë. Vdekja është një mulli krahët e të cilit sillen në mesin e të gjitha krijesave. Vdekja është një kupë nga i cili të gjithë të gjallë duhet të pinë dhe ta shijojnë.

03 - Vdekja shkatërron kënaqësitë, përmbytë epshet, trazon kohët, largon mangësitë.

04 - Ebul-Atahijah ka thënë: “Hyra tek udhëheqësi i besimtarëve Harun [er-Rashid], kur ai më pa, tha: “Ebul-Atahijah?” Unë thashë: “Ebul-Atahijah.” Ai tha: “Poeti?” Unë i thashë: “Poeti?” Ai tha: “Më qorto me disa poezi të shkurtëra.” “Atëherë unë lexova:

Kurrë mos u ndjejë i sigurt me vdekjen

Edhe nëse do të mbrohesh me roje

Ti duhet ta dish se shigjetat e vdekjes hidhen kundër 

Çdo njëri i cili e mbron veten me armatim dhe mburoja

A po e shpreson shpëtimin pa ecur rrugës së tij?

Anija nuk lundronë në tokë

Haruni ra pa vetëdije.”

05 - I mençuri nuk e harron atë çfarë e pret atë. Sa umete i ka shfarosur vdekja? Sa shumë qytete i ka lënë shkret? Sa shumë gra i ka lënë veja? Sa shumë fëmijë i ka lënë jetimë? Sa shumë vëllezërit i ka lënë të vetëm?

06 - I mençuri nuk lejon që të mashtrohet nga një gjendje të cilës po i afrohet fundi sikurse e kemi përmendur. Ai nuk mbështetet në një jetë që përfundon në mënyrën e përmendur. Ai nuk e harron gjendjen që në mënyrë të pashmangshme e pret atë. Vdekja është një gjuetar të cilës personi i ambientuar nuk i shpëton dhe refugjati nuk mund të ik prej saj.

07 - Ibn-us-Simak ka thënë: “Një peshkatar nga popujt e lashtë doli për peshkim. Pasi kishte hedhur rrjetën në det dhe pastaj e tërhoqi atë, ai gjeti një kafkë të njeriut në të. Ai shikoi në të, filloi të qajë dhe tha: “Ti ishe i fuqishëm, por nuk u le në fuqinë tënde. Ti ke qenë i pasur, por nuk u le në pasurinë tënde. Ti ke qenë i varfër, por nuk u le në varfërinë tënde. Ti ke qenë bujar, por nuk u le në bujarinë tënde. Ti ke qenë i ashpër, por nuk u le në ashpërsinë tënde. Ti ke qenë i ditur, por nuk u le në dijeninë tënde. “Ai përsëriti fjalët e tij dhe qau.”

08 - Abdul-Mun’im er-Rajjahi ka thënë: “Malik bin Dinar u zhduk një ditë. Kur ai u kthye, ata e pyetën se ku ai kishte qenë.” Ai tha: “Në el-Ubullah.” Ata e pyetën për gjën më të bukurë që ai pa. Ai tha: “Një grua që rrinte në këmbë dhe lutej.” Ata e pyetën për gjënë më të çuditshme që ai pa. Ai tha: “Një Kala në Bahrein. Mbi derën e saj shkruante:

“Unë dëshirova një jetë sikurse jeta e më të lumturve 

Dhe kam jetuar në mënyrë magjepse dhe i lumtur 

Betohem në Zotin e njerëzve që nuk zgjati shumë kohë

Para se të largohesha nga miqtë dhe të dashurit.”

09 - Salih el-Murri ka thënë: “Një ditë shumë të nxehtë hyra tek varrezat, ku pashë se si varret ishin të qeta. Ato ishin sikurse të ishin njerëz të heshtur. Thashë: “I pa të meta është Allahu! Kush do të sjellë së bashku shpirtrat tuaj dhe trupat pasi ata kanë qenë të ndarë? Kush do t’u ringjallë pas një kohe të gjatë në kalbje? “Atëherë një zë u dëgjua nga një varr: “O Salih!

وَمِنْ آيَاتِهِ أَن تَقُومَ السَّمَاء وَالْأَرْضُ بِأَمْرِهِ ثُمَّ إِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِّنَ الْأَرْضِ إِذَا أَنتُمْ تَخْرُجُونَ

“Dhe nga Treguesit e Tij është se qielli dhe toka qëndrojnë me Urdhërin e Tij dhe më pas, kur Ai t’ju thërret ju me një thirrje, kur ç’të shohësh! Ju do të dilni nga toka (nga varret tuaj për llogari e shpërblim)” (Er-Rum, 25)

“Betohem në Allahun se rashë pa ndjenja.”

10 - Ne kemi përmendur vetëm disa, përndryshe ka jashtëzakonisht transmetime të shumta në këtë libër. Unë shpresoj se kjo është e mjaftueshme për ata që dëshirojnë të udhëtojë në rrugën e të mençurve, vetëm nëse ai mediton në lidhje me të dhe vepron sipas saj.

Hamdi dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi profetin e fundit Muhamedin familjen e tij të pastër. Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free