Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

52.



52. I mençuri dhe bujaria.

01 - Bujaria është e dashur dhe e lavdëruar dhe koprracia është e urrejur dhe e qortuar. Nuk ka asgjë të mirë në të pasurinë pa bujari.

02 - Bujaria më e mirë është që të jeshë bujar me pasurinë tënde dhe të qëndroshë largë pasurisë së njerëzve të tjerë. Ai që është bujar bëhet zotëri, ndërsa si që është koprrac bëhet i ulët.

03 - Koprracia është një pemë në Xhehnem, degët e së cilës janë këtu në tokë. Ai që kap një prej degëve të saj shkon poshtë në Xhehnem. Bujaria është një pemë në Xhenet, degët e së cilës janë këtu në tokë. Ai që kap një prej degëve të saj ngjitet lartë me të në Xhenet. Xheneti është vendbanimi i njerëzve bujar.

04 - Nuk ka asnjë cilësi që e diskreditonë dhe turpëron një person dhe fenë e tij aq shumë si koprracia.

05 - Nafi ka thënë: “Kur Ibn Umeri u sëmur në Medine, atë e morri malli për rrush ndërsa nuk ishte periudha e rrushit. Ata dolën për të kërkuar rrush dhe e gjetën atë vetëm tek një njeri. Ai bleu shtatë kokrra rrushi për një monedhë argjendi. Pastaj erdhi një lypës dhe urdhëroi që ti ipen ato.”

06 - Unë nuk kam parë dikë në lindje ose në perëndim të jetë bujar dhe të mos i bezdis të tjerët, përvçse është bërë prijësë i të gjithë njerëzve. Ai që dëshiron një nivel të lartë në jetën tjetër dhe një nivel fisnik në këtë jetë duhet të jetë bujar dhe të mos shqetësojë njerëzit e tjerë. Ai që dëshiron të diskreditojë dhe turpërojë personalitetin dhe religjiozitetin e tij, ti mërzis vëllezërit e tij dhe të shqetësojë fqinjët e tij duhet të jetë koprrac.

07 - Koprracia ka qenë e dënuar nga të gjithë njerëzit e mençur në kohët pagane dhe në Islam deri në ditët e sotme.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free