Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

42.



42. Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij.

 “Mos debato shumë. Mos u grind me idiota. Në qoftëse flet, fol pak. Nëse bën shaka, bëj pak. Në qoftë se ulesh dikund, ulu këmbëkryq. Bëj kujdes nga të kërciturat e gishtave, luajtjen me mjekërrën, unazën dhe me këllëfin e shpatës. Mos i pastro dhëmbët (në prani të të tjerëve) dhe mos e fut gishtin në hundë. Mos i largo mizat prej teje gjatë gjithë kohës dhe çdo gjë tjetër e cila i bën njerëzit të nënvlerësojnë dhe të përgojojnë ty.

Ulu i qetë dhe le të jetë biseda yte e ndarë. Dëgjoje atë që flet diçka të bukur pa u çuditur dhe pa i kërkuar atij që ta përsërisi. Rri larg humorit, tregimeve dhe përrallave.

Mos u trego të tjerëve se sa të pëlqen djali, robëresha, kali apo dhe shpat jote. Gjithashtu të tërheq vëmëndjen që të mos i tregosh ëndrrat e tua.

Mos u sill me sjelljen e gruas dhe as mos u ndrysho sikurse ndryshon robi.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free