32.
32. I mençuri dhe të lypurit.
01 - I mençuri e ka për detyrë që në çfarëdo gjendje t’i shmanget lypjes. Që njeriut t’i ikën mendja për të lypur, e bën atë ta nënvlerësoj veten dhe të humbas pozitën ndër njerëzit. Dhe e kundërta e kësaj, i jep atij krenari/nder dhe e ngrit pozitën e tij ndër të tjerët.
02 - Musa bin Tarif ka thënë: “Kur unë kam nevojë për dikë, krenaria/nderi më largohet nga zemra ime. Ndërsa kur e largoj këtë nevojë nga agjenda ime (nuk merrem me të), më kthehet krenaria/nderi në zemrën time.”
03 - Umer bin Hatabi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ai i cili lyp për tu bërë i pasur le ta dijë se kjo është një prej gurëve të ndezur në Xhehenem që do të futet në gojën e tij. Prandaj, ai që dëshiron të kërkoj pak, le të kërkojë sa më pak dhe ai që dëshiron të kërkoj shumë le të kërkoj sa më shumë.”
04 - Hakim bin Kajs bin Asim tregon se babai i tij kur ishte në prag të vdekjes i këshilloi fëmijët e tij duke u thënë: “Bijtë e mi të dashur! Keni kujdes nga lypja! Ngase lypja duhet të jetë furnizimi i fundit i njeriut.”
05 - I mençuri nuk duhet të lypë që njerëzit ta kthejnë duarthatë dhe nuk duhet që të bëhet i tepërt kur të lyp që njerëzit të mos e privojnë (edhe nga ajo që kanë pasur t’ia japin). I mençuri duhet të jetë i përmbajtur dhe fisnik e të mos kërkoj diçka që s’është për të dhe të mos e lë atë që i takon dhe e ka pranë. Dhe më mirë është që të humbasësh diçka sesa t’ua kërkosh atë njerëzve të gabuar. Ai që i kërkon diçka personit të gabuar e ul vetën dy herë më shumë dhe ngritë personin të cilit i ka kërkuar.
06 - Sufjan bin Ujejneh ka thënë: “Ai që i kërkon diçka një personit të pa vlerë ai e ka ngritur atë.”
07 - Mutarrif bin Abdil-lah bin esh-Shikhir i tha djalit të vëllait të tij: “Nipi im i dashur! Nëse ke nevojë për ndonjë gjë prej meje, atëherë shkruaje atë në një copë letër. Me këtë unë dua ta ruaj fytyrën tënde nga poshtërimi/nënçmimi i lypjes.”
08 - Fatkeqësia më e madhe është e keqja që vije më pas. Gjysma e matufërisë është që të lypësh prej njerëzve ose që të shkoj mendja që të lypësh prej tyre. Ai që ndjehet i ndershëm dhe krenar i nënvlerëson gjërat materiale të kësaj bote. Ndërsa nuk bëhet njeriu i ndershëm përderisa nuk qëndron larg nga ajo që të tjerët kanë dhe të ketë durim me atë që bëjnë ata. Që t’i lypësh vëllezërve tu diçka, kjo i lodhë ata. Kurse t’i lypësh të tjerëve është e pafrytshme.
09 - Ibn Mes’udi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “T’i kërkohet vëllait diçka është sprovë. Nëse i jep atij, ai lavdëron dikë tjetër dhe jo personin që i ka dhënë. Nëse ai nuk i jep atij, ai flet keq edhe për të tjerët që nuk ka kërkuar prej tyre.”
10 - Nëse dëmi i vetëm i lypjes do të kishte qenë nënçmimi i vetvetes gjatë kryerjes së vet aktit apo edhe atëherë kur të shkon mendja që të lypësh, do të ishte më mirë që i mençuri të haj dhe e të përtyp bërthama e të mos lyp përderisa ia del disi.
Megjithatë, nëse njeriu detyrohet që të lyp, atëherë le të lyp prej dikujt për të cilin e di se do t’i japë ose t’i lyp atij që ka pushtet dhe i cili nuk e qet në pozitë të palakmueshme, ashtu siç është gjendja me atë të cilin jep pa kërkuar prej tij. Kush mbështetet në Allahun, Allahu do t’i mjaftoj atij. Dhe kush kërkon lavdinë tek Allahu, Ai nuk do ta bëj që të ndjehet asnjëherë i varfër. Kurse ai që kërkon lavdinë tek njerëzit, do të poshtërohet para tyre!