41.
41. Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij.
“Biri im i dashur! Kije frikë Allahun dhe bindju Atij. Largohu ndalesave të Tij duke pasuar rrugën e Tij në mënyrë që të metat e tua të përmisohen dhe të jesh i lumtur.
Bindju babait tënd, ji i kënaqur me këshillat e tij dhe përqendrohu plotësisht në të.
Unë ta tërheq vërejtjen ndaj të folurës së tepërt, ndaj të qeshurit të shumtë dhe ndaj shakasë si dhe ndaj gabimeve me vëllezërit sepse këto e largojnë respektin dhe sjellin urrejtjen.
Ti duhet të jesh hijerëndë dhe i respektuar, dhe jo mendjemadh dhe i cilësuar me të.
Takohu me mikun dhe armikun tënd me një fytyrë të kënaqur. Kurseji atyre vuajtjet pa e poshtëruar veten tënde dhe pa pasur frikë ndaj tyre.
Ji i mesëm në të gjitha punët e tua sepse punët më të mira janë ato të mesmet. Mos flit shumë. Përhape selamin dhe mos u ul nëpër vende ku ka shumë njerëz dhe as tregjet mos i merr si vend takimi.”