24.
24. I mençuri dhe vizita e vëllait.
01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
إِنَّ رَجُلا زَارَ أَخًا لَهُ فِي قَرْيَةٍ أُخْرَى فَأَرْصَدَ اللَّهُ تَعَالَى عَلَى مُدْرَجَتِهِ مَلَكًا ، فَلَمَّا أَتَى الْمَلَكُ قَالَ لَهُ : أَيْنَ تُرِيدُ ؟ قَالَ : أَزُورُ أَخًا لِي فِي هَذِهِ الْقَرْيَةِ . قَالَ : هَلْ لَهُ عَلَيْكَ مِنْ نِعْمَةٍ ؟ قَالَ : لا ، إِلا أَنِّي أَحْبَبْتُهُ فِي اللَّهِ . قَالَ : فَإِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكَ ، إِنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ أَحَبَّكَ كَمَا أَحْبَبْتَهُ
“Një herë prej herësh, një njeri vizitoi vëllanë e tij nga një vend tjetër. Allahu Subhanehu ue Te‘Ala dërgoi një engjëll i cili e priste në rrugë kur ai të kaloj. Kur arriti njeriu (tek vendi në të cilin qëndronte engjëlli), engjëlli e pyeti: “Nga po shkon?” Ai iu përgjigj: “Po shkoj ta vizitoj një vëlla timin i cili jeton në filan vendin.” Engjëlli i tha atij: “A përfiton prej tij?” Ai ia ktheu: “Jo, por unë po e vizitoj atë sepse e dua atë për hir të Allahut.” Engjëlli i tha atij: “Unë jam i dërguar i Allahut tek ti, dhe të përgëzoj që Allahu ‘Azze ue Xhel të do ty ashtu siç ti e do atë (vëllanë tënd).”
02 - Njeriu i mençur e ka për detyrë që t’i vizitojë vëllezërit dhe të kujdeset për hallet e tyre. Kur besimtari viziton dikë, nga kjo vizitë përfitohen dy gjëra: Shpërblimi në ahiret dhe arritja e kënaqësisë së shoqërimit me atë që e viziton.
03 - Abdullah bin Raxha el-Gadani ka thënë: “Utbeh el-Gulam e kishte zakon të qëndronte në varreza dhe në shkretëtirë, kurse natën e kalonte në vendbanime për të kaluar natën në to. Kur vinte dita e xhumasë, ai shkonte në Basra, falte namazin e Xhumasë dhe takonte vëllezërit e tij.”
04 - El-Firjabi ka thënë: “Uaki bin el-Xherrah erdhi tek unë, kur ishte nisur nga Jerusalemi për në Umre, ndër tjerash më tha: “O Ebu Muhamed! Nuk isha nisur për tek ti, por desha të të vizitoj dhe të qëndroj për pak tek ti.” Ai qëndroi tek unë një natë. Në mënyrë të ngjashme erdhi Abdullah bin Mubarak, i cili erdhi tek unë dhe që kishte veshur ihramin nga Jerusalemi, kur ai ishte në rrugën e tij për në Umre. Ai qëndroi tek unë për tre ditë. Ndër tjerash, unë i thashë atij: “O Eba Abdarr-Rrahman, qëndro tek për dhjetë ditë.” Ai tha: “Jo, sepse vizita zgjat për tri ditë.”
05 - Vizita e njerëzve përbëhet nga dy lloje:
01 - Vizitoni mes dy njerëzve lidhja në mes të cilëve është shumë e mirë, nuk kanë ndonjë problem mes tyre dhe çdo gjë mes tyre u shkon mirë. Në rastin e tillë, mendoj se është mirë që ata të dy të vizitohen sa më shpesh me njëri-tjetrin. Vizitat e tilla nuk janë të mërzitshme, përkundrazi dashuria vetëm sa shtohet.
02 - Që dashuria në mes atyre nuk është aq e mirë dhe ata i druhen njëri-tjetrit. Në qoftë se gjendja është kështu, unë mendoj se ata duhet më pak ta vizitojnë njëri-tjetrin. Dhe dije se vizitat e tilla janë paksa të mërzitshme.
06 - Hasen bin Salih ka thënë: “Dashuria e sinqertë nuk shtohet në ndonjë formë, përveçse nëpërmjet takimeve të shpeshta.”
07 - Nëse lidhja vëllazërore ndërmjet vëllezërve janë të mira, nuk ka rëndësi në qoftë se nuk takohen shpesh sepse lidhja është e nivelit të lartë që të ruhet edhe me takime më të rralla. Dashuria që dëmtohet nga takimet e pakta është e rreme. Ata të cilët nuk kanë dashuri të sinqertë ndërmjet vete nuk duhet të vizitohen shpesh, ngase ata mund të bëhen të bezdisshëm dhe të mërzitshëm për njëri-tjetrin.
08 - Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Njeriu më fisnik tek unë është shoku i cili i kalon të gjithë për tu ulur pranë meje.”
09 - Katade, në lidhje me fjalët e Allahut Subhanehu ue Te‘Ala:
وَيَسْتَجِيبُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ
“Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira…” 42:26
Ka thënë: “ky ajet e ka për qëllim atë se, ata ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre.
وَيَزِيدُهُم مِّن فَضْلِهِ
“…e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet.” 42:26
Do të thotë se, ata ndërmjetësojnë për vëllezërit e vëllezërve të tyre.”
10 - ‘Amir bin Kajs ka thënë: “Më mungon Basra për katër arsye: thirrjet e myezinëve, etja gjatë ditëve, vëllezërit e mi atje dhe se ajo është vendlindja ime.”