39.
39. Nxitja për të mos i treguar të fshehtat.
01 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “I mençuri është i detyruar që të mos ia zbulojë sekretet e tij dikujt, pavarësisht nëse personi është i besueshëm apo jo. Herët ose vonë do tu ndodh atyre diçka e cila e bën atë që t`ia zbuloi sekretin e tij.”
02 - El-Meda’ini (RahimehUllah) ka thënë: “U ka pas thënë, se personi me durimin më të fortë është ai i cili nuk ia zbulon të fshehtën shokut të tij, nga frika se mos ndodh diçka mes tyre dhe më pas ai ia përhap të fshehtën.”
03 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Ai i cili e ruan të fshehtën e tij, do t`i dal për zot programit të tij, do të arrijë qëllimet e tij dhe do t`i shpëtoi dështimeve dhe dëmeve. Nëse nuk i jipet ajo që ai e shpresonte, ai e ruan sekretin e tij në një enë dhe e ruan atë larg nga të gjithë. Nëse ai detyrohet që ta zbuloj atë, ai ia tregon atë personit i cili ia dëshiron të mirën atij, sepse e sekreti është amanet dhe zbulimi i tij është tradhëti. Zemra ka enët e saj. Ka enë që nuk mbajnë dhe nuk zënë shumë, dhe ka që mbajnë dhe zënë shumë.”
04 - Ibnul E`arabij (RahimehUllah) ka thënë: “Ishte zakon të thuhej se; I mençur është ai i cili ruhet nga shoku i tij.”
05 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Është paaftësi që të mos jesh në gjendje të ruash sekrete. Atë që e fshehu ndaj armikut, nuk të obligohet që t`ia tregosh shokut. Përvojat vlejnë si mësime për të mençurit. Kushdo që e dëgjon një ndodhi ta mbuloi atë dhe jo ta shqyej apo ta përhap atë, sepse sekreti është quajtur sekret për arsyen se nuk duhet të përhapet.
Kështu që, obligohet njeriu i mençur që të ketë një gjoks më të gjërë se të tjerët për sekretet e tij, dhe të kujdeset që të mos e përhap atë.”
06 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Fitorja vjen me vendosmëri. Vendosmëria vjen me reflektime. Reflektimet vijnë me ruajtjen e sekreteve. Ai që e ruan sekretin e tij, zgjedhjen e ka në dorë. Ai që ua tregon të tjerëve të fshehtat e tij, bjen në sytë e tyre dhe e fshehta e tij zbulohet. Kushdo që nuk e mban të fshehtën, meriton që të kritikohet dhe ai që e meriton kritikimin, ka logjikë të mangët, ndërsa ai i cili vazhdon po në këtë gjendje, kthehet në injorancë.”
07 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “I mençuri duhet ta dijë se konsultimi i zbulon të fshehtat. Prandaj, ai nuk duhet të konsultohet me dikë që nuk është i mençur, këshillues, i dashur dhe fetar. Një konsultim me një person në mënyrën e përshkruar është prej mirësive.”
08 - Hasan El-Basri (RahimehUllah) ka thënë: “Ai i cili kërkon nga këshilluesi një këshillë nuk do të pendohet.”
09 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Obligohet i mençuri i cili gjendet në mesin e një grupi njerëzish prej të cilëve kërkohet që të japin këshilla, të jetë i fundit që do të japë ndonjë këshillë. Sepse kjo i jep atij më shumë kohë për të menduar dhe e mbron atë nga gabimet, në këtë rast shanci është më i madh për të qenë vendimtar dhe rreziku që të gaboi është më i vogël.
Ai i cili kërkon këshilla, duhet të sigurohet që të mos pyes ndonjë person të paaftë për këshilla, e njëjta mënyrë sikurse nuk i kërkohet ndihmë personit përtac. Konsultimi është udhëzim i pastër. Ai i cili kërkon këshillë nuk do ta humbas udhëzimin. Ai i cili nuk kërkon këshilla nuk do të jetë larg humbjes dhe ai i cili kërkon nga këshilluesi një këshillë nuk do të pendohet.”
10 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Prej cilësive të personit të mençur është se në raste vështirësie kërkon këshillë nga personi i mençur dhe këshillues dhe më pas i bindet atij. Ai duhet ta pranojë të vërtetën dhe të mos mbahet pas të kotës, porse duhet ta pranojë të vërtetën prej çdokujt që vjen. Ai nuk duhet ta nënvlerësoi mendimin e saktë nëse ai i vjen nga një person i ulët. Sepse perla e rrezikshme nuk ndikohet nga rreziku i pakët i zhytësit i cili don ta nxjerri atë dhe më pas e lut Allahun që ta udhëzojë dhe të heci sipas udhëzimit.”
11 - Në rast vështirësie është prej cilësive të së mençurit që të kërkon këshillë nga personi dashamirës dhe pastaj t’i bindet atij. Gjatë konsultimit, ai duhet të pranojë të vërtetën dhe të mos disputoj me gënjeshtra. Ai duhet ta pranojë të vërtetën nga personi i cili ia paraqet atë. Ai nuk duhet ta nënvlerësojë mendimin fisnik që vie nga personi i ulët. Perla e rrezikshme nuk ndikohet në mënyrë negative nga rreziku i pakonsiderueshëm i zhytësit. Pastaj ai lut Allahun për udhëzim dhe vepronë përgjatë udhëzimeve.