50.
50. I mençuri dhe pasuria.
01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“O Amr! Sa e mrekullueshme një pasuri e drejtë e një njeriu të drejtë!”
02 - Në këtë transmetim deklaron Profeti salAllahu aejhi ue selem se është e lejuar për të grumbulluar pasurinë duke u siguruar të jetë e detyrueshme dhe e ligjshme për personin, që përmbushë të drejtat e pasurisë. Është e qartë se pasuria e drejtë përmendet së bashku me burrin e drejtë. Sepse lejohet grumbullimi i të hollave në qoftë se ato nuk janë të ndaluara për personin. Më pas, personi duhet të përmbushë të drejtat e Allahut lidhur me këtë pasuri.
03 - Kajs bin Asim i tha bijve të tij kur ai ishte në shtratin e vdekjes: “Kini dhe fitoni para! Ato e karakterizojnë bujarin. Ai që ka para nuk ka nevojë për të mallkuarin. Unë iu paralajmëroj nga të lypurit nga njerëzit! Lypja është furnzimi i fundit i njeriut.”
04 - Megjithatë, ajo që i sjell dobi më së shumti njeriut në të dy jetët është devotshmëria dhe veprat e mira.
05 - I mençuri është i detyruar që në rini të punoj për të përmbushur nevojat e tij, si diçka që kurrë nuk e lë atë, dhe ta korigjojë fenë e tij, sikurse të jetë diçka që ai nuk mund ta gjejë nesër. Marrëdhëniet e tij me të pasurinë duhet të jetë në mënyrë që ai të mund të jetojë, të mbroj veten dhe të përfitojnë prej tyre në jetën tjetër dhe ta kënaq Krijuesin e tij. Varfëria është më e mirë se pasuria e ndaluar. Personi i pasur dhe i pa vlerë është më i keq se qeni.
06 - Muhamed bin el-Munkadir ka thënë: “Pasuria është një ndihmë e mirë për devotshmërinë.”
07 - ez-Zubejri ka thënë: “Umer bin el-Hatabi kaloi pranë Muhamed bin Meslemeh që qëndronte duke mbjellë pemë të vogla. Ai i tha: “O Ibn Meslemeh! Çfarë po bën?” Ai u përgjigj: “Ti po e sheh. Unë veprojë kështu që të mos kam nevojë për të tjerët.”
08 - Abdan ka thënë: “Unë hyra tek Abdullah bin el-Mubarak i cili ishte ulur dhe qante. Unë i thashë: “Abu Abdirr-Rrahman! Pse po qan?”Ai u përgjigj: “Më ka humbur një mall.” I thash: “A je duke qarë për një pronë?” Ai tha: “Ajo mban fenë time.”
09 - Një nga njerëzit më të lumtur është personi i cili përmbahet kur ai është i pasur dhe i lumtur dhe kur ai është i varfër. I varfëri detyrohet që ta braktis drojën. Varfëria shkatërron intelektin dhe dinjitetin e njeriut. Ajo heq dijen dhe etiken. Varfëria është pothuajse mosbesim. I varfëri është gjithmonë i dyshar. Ai është i prirur për të gjitha sprovat. Përjashtimi i vetëm është i varfëre që ka një zemër të devotshëm dhe të kënaqur.
10 - Ejubi ka thënë: “Ebu Kilabeh më tha: “O Ejub! Rri në tregun tënd. Vëllezërit e tu do të vlerësojnë për derisa nuk ke nevojë për ta.”
11 - Nuk ka asnjë cilësi që është e lavdërueshme tek i pasuri pa qenë e njejta cilësi e dënueshme tek i varfëri. Nëse i varfri është i butë, thuhet se ai është budalla. Nëse i varfëri është i mençur, thuhet se ai është dinak. Nëse i varfëri është gojëtar, thuhet se ai flet palidhje. Nëse i varfëri është i zgjuar, thuhet se ai është brutal. Nëse i varfëri hesht, thuhet se ai është injorant. Nëse i varfëri është i kujdesshëm, thuhet se ai është frikacak. Nëse i varfëri është i ditur, thuhet se ai është i pamatur. Nëse njeri i varfëri është bujar, thuhet se ai është shkapërderdhës. Nëse i varfëri është kursimtarë, thuhet se ai është koprrac.
12 - Pasuritë më të këqija janë ato që janë fituar në mënyrë të ndaluar dhe janë shpenzuar në një mënyrë të ndaluar. Ekzistenca dhe jo-ekzistenca e pasurisë nuk varet nga durimi dhe shtegdaljet. Ato varen nga shpërndarja dhe dhuririmi i të Gjithëdijshmit Krijuesit.
13 - Ka’b ka thënë: “Personi i parë që bëri monedha ari dhe argjendi ishte Ademi (‘alejhis–selam). Ai tha: “Nuk mund të jetohet pa këto të dya.”