54.
54. I mençuri dhe të ndihmuarit e myslimanëve.
01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Ai që ia lehtëson vëllaut të tij një vështirësi në këtë jetë, Allahu ia lehtëson një nga vështirësitë në Ditën e Gjykimit.”
02 - Të gjithë myslimanët janë të detyruar që t’u duan myslimanëve të mirën dhe t’ua largojnë brengat dhe vështirësitë e tyre. Kush ia largon një myslimani një vështirësi në këtë jetë, Allahu ia largon atij një nga vështirësitë në Ditën e Gjykimit.
03 - Vëllezërit e vërtetë dihen në kohë të vështira. Të gjithë njerëzit janë miq kur ata janë në gjendje të mirë. Vëllezërit më të këqij janë ata që ia kthejnë shpinën vëllezërve të tyre kur gjendja është më e vështirë dhe vendi më i keq është vendi që ka mungesë së tokës pjellore dhe mungesë të sigurisë.
04 - Hasan el-Basri ka thënë: “Unë preferoj më tepër që të plotësojë nevojat e vëllait tim se sa që të bëjë I’tikaf dy muaj.”
05 - Personi i cili e di shpërblimin nuk duhet të dështojë në të ndihmuarit të tjerët me pozitën e tij ose me pasurin e tij nëse është e mundur. Ai duhet ta bëjë këtë para vdekjes. Me vdekjen pushojnë të gjitha veprat e mira dhe atëherë vajton çdo të mirë që ke humbur.
06 - Nevojtari nuk duhet të dërdëllit ndihmë. Dërdëllitja në fakt mund të shkaktojë që të mos ipet ndihmë fare. Atij që i ipet duhet të falënderoj dhe atij që nuk i ipet duhet të jetë i kënaqur me kaderin. Pyetja duhet ti bëhet vetëm në shtëpi të atyre të cilëve i kërkon ndihmë. Ajo nuk nuk duhet të bëhet në turma, në xhamitë apo në publik.
07 - Umer bin Hatabi ka thënë: “Mos kërko prej njerëzve kur ata janë në tubime dhe në xhami në mënyrë që të mos i bezdisni ata. Kërkojuni atyre kur ata janë në shtëpi. Atij që i ipet, i ipet, dhe atij që nuk i ipet, nuk i ipet.”
08 - Fjalët e Umerit radijAllahu ‘anhu kanë të bëjnë me personin bujar. Nëse personi bujar pyetët kur ai është me të tjerët dhe nuk ka, ai turpërohet. Nëse atij që është i qortuar tek njerëzit i kërkohet në një tubim ose në xhami, ka një shans të madhe që ai të jep. Sepse i qortuari nuk jep nga besimi apo dinjiteti, por ai jep vetëm për të marrë një reputacion të mirë.
09 - Unë e rekomandoj të mençurin që ai të ha lëkurë dhe të thithë mbi shkëmbinj dhe të duron në vend se të lyp nga i qortuari. Që i qortuari të jepë është vepër e shëmtuar dhe që ai të mos jep është vdekje.
10 - Të mençurit nuk i lejohet ti kërkojë ndihmë armikut, budallasë, mëkatarit, gënjeshtarit apo atij që është në kërkim të interesave të tij. Nuk është e lejuar që të kërkosh dy gjëra në të njëjtën kohë. Kjo nuk është e lejuar të shprehësh nevojën e madhe që ke. Për personin fisnik, është e mjaftueshme që ai të dijë për nevojën pa e dëdallisur.