56.
56. I mençuri dhe mikpritja.
01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit duhet të nderojë mysafirin e tij. Ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit nuk duhet ta bezdis fqinjin e tij.”
02 - Unë e rekomandoj të mençurin që të ketë si zakon të ftojë njerëzit për ushqim dhe të jetë mikpritës. Të ftosh njerëzit për ushqim është një nga cilësitë më fisnike, më të mëdha dhe më të bukura. Ai që është i njohur për të ftuar njerëzit për ushqim konsiderohet i çmuar tek të gjithë njerëzit. Mikpritja e ngritë një person në nivelet më të larta, madje edhe në qoftë se ai vjen nga një prejardhje më e ulët.
03 - Seid bin el-Musejib ka thënë: “Njeriu i parë i cili u kujdes për mysafirët ishte Ibrahimi ‘alejhis–selam.”
04 - Çdo njeri i cili ka qenë lider në kohët pagane dhe në Islam është bërë duke i ftuar njerëzit në ushqim dhe duke qenë mikpritës.
05 - Arabët nuk e konsideronin bujarin të jetë asgjë pa mikpritje dhe të ftuarit njerëzit në ushqim. Ata nuk e konsideronin një person të jetë bujar në qoftë se ai nuk posedon këto cilësi. Disa prej tyre mund të ecnin disa milje me shpresën për ta gjetur një mysafir.
06 - Hasan bin Isa Masarxhas ka thënë: “Kam udhëtuar me Ibn-ul-Mubarak nga Horasani për në Bagdad dhe unë nuk e pashë atë duke ngrënë i vetëm asnjë herë.”
07 - Qëllimi në mikpritjen është që të mos e nënvlerësosh atë të pak që e ke. Duhet ta ftosh në atë që ke. Ai që nënvelrëson diçka nuk e dhuronë atë.
08 - Ukbeh bin Alkameh dhe Mubashshir bin Isma’il e pyeti el-Euzain, në lidhje me domethënien e mikpritjes. Ai tha: “Një buzëqeshje dhe një fjalim i mirë.”
09 - Njeriu më koprrac është ai që është koprrac në ushqim dhe më bujari, është ai që është bujar në ushqim.
10 - Prej mikpritjes është një fjalim i mirë, një buzëqeshje dhe që zoti i shtëpisë personalisht të kujdeset për mysafirin e tij. Ai që i shërbenë mysafirëve të tij nuk është i poshtëruar dhe ai që shfrytëzon mysafirët e tij ose kërkon pagesë nuk është i fuqishëm.
11 - Seid bin el-Musejib ka thënë: “Unë më parë e ngopi një person se sa të bëjë haxhin disa herë.”