59.
59. I mençuri dhe qëndrimi ndaj kësaj jete.
01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Të zgjohesh i sigurt në shtëpinë tënde, i shëndetshëm në trup dhe të kesh furnizim të mjaftueshëm në një ditë është si të kesh të gjithë botën.”
02 - I mençur e ka detyrimin që të mos lejoj që të mashtrohet nga kjo jetë dhe nga bukuria e saj kështu që ai të preokupohet me të në vend të jetës së përjetshme. Ai duhet ta konsiderojnë këtë jetë sikurse e konsideron atë Allahu. Kjo shpie në mënyrë të pashmangshme në një fund. Ndërtesat e saj do të shkatërrohen dhe banorët e saj do të vdesin. Kopshtet e saj do të shuhe, gjelbërimi i saj do të ikë dhe.
03 - Nuk mbetet udhëheqës tiranik dhe imponues apo varfanjakë i poshtëruar, vetëm se që të gjithë do të pijnë nga kupa e vdekjes. Pastaj ata çohen tek ajo tokë ku ata do të kalben derisa ata të zhduken. Pastaj është Ai që e di të fshehtën që trashëgon tokën dhe çdo gjë në të.
04 - I mençuri nuk do të rri duarkryq në një botë të tillë si kjo. Ai nuk duhet të ndjehet i qetë me një botë si kjo. Atë është duke e pritur atë që syri kurrë nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe një zemër kurrë nuk e ka imagjinuar.
05 - Kjo jetë është një det i bollshëm. Njerëzit notojnë në valët e tij. Ditët japin shembuj për njerëzit. Çdo gjë që po shkonë drejt fundit të saj ta kujton atë. Ai që merr tre gjëra nga kjo jetë ka marrë të gjitha; sigurinë, jetesën dhe shëndetin. Vetëm i mashtruari gënjehet nga diçka gjë në këtë jetë.
06 - I mençuri e di se ajo nuk është lënë për të tjerët nuk është lënë as për të. Ai e di se ajo që është marrë nga tjerët nuk do të mbetet tek ai.
07 - Ai që dëshiron të jetë i lirë duhet të qëndrojnë larg epsheve edhe në qoftë se ato do të jenë të kënaqshme. Çdo gjë e kënaqshme nuk është e mirë, por çdo gjë e dobishme është e knaqshme. Të gjitha epshet bëhen të mërzitshme pas një kohe. Përjashtimi i vetëm janë fitimet dhe fitimi më i madh është Xheneti, dhe që të mos kesh nevojë për askënd tjetër përveç Allahut.
08 - Ma’n bin Aun ka thënë: “Sa shumë njerëz fillojnë ditën pa e përfunduar atë? Sa shumë njerëz e presin të nesërmen pa e përjetuar atë? Nëse ju shikoni në shpërblimin dhe rrugën drejt tij, do të urreni planet për të ardhshmen.”
09 - Ajo që e bën të mençurin që ta konsiderojë këtë jetë sikurse duhet, ai nuk duhet të rri duarkryq në lidhje me të dhe në vend të kësaj ai duhet të bëjë atë që mundet për të arritur jetën e përjetshme dhe lumturinë e qëndrueshme. Ai nuk duhet të ketë plane afatgjata për të ardhmen. Ai duhet të mendoj se mund të vdes në çdo kohë.
10 - I mençur nuk duhet të ketë plane pë të ardhshmen. Në vend të kësaj, ai duhet gjithmonë ti ketë parasysh popujt e mëparshëm të cilët kanë jetuar. Gjurmët e tyre janë zhdukur. Lajmi i tyre ka pushuar. E vetmja gjë që mbetet prej tyre është emri i tyre. E vetmja gjë që ka mbetur nga shtëpia e tyre janë vizatimet e tyre. I pa të meta është Ai që ka mundësinë që ti ringjallë ata dhe ti mbledhë për shpërblimin dhe ndëshkimin.