Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

16.



16. I mençuri dhe lidhja vëllazërore. (01)

01 - Transmetohet se Enes bin Malik ka thënë:

آخى رسول الله صلى الله عليه و سلم بين سلمان و أبي الدرداء و آخى بين مالك و بين الصعب بن جثامة

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem vëllazëroi (bëri lidhje vëllazërore) në mes të Selmanit dhe Ebu Derdasë dhe mes ‘Arf bin Malik dhe es-Sa’b bin Xheththameh.”

02 - I mençur nuk duhet të neglizhojë krijimin e lidhjeve të ngushta me vëllezërit e tjerë dhe të qëndruarit pranë tyre në raste të fatkeqësive e të sprovave, ngase veprimet ndryshe, e bëjnë atë të përfolur për mangësi të shumta dhe mungesë të pastërtisë shpirtërore.

03 - Muhamed bin Uasi’ ka thënë: “E vetmja gjë që ka mbetur në këtë jetë janë tre gjëra: Namazi me xhemat, jeta e thjeshtë dhe vëllai (shoku) i mirë me të cilin ndihesh rehat.”

04 - Njeriu i mençur nuk duhet të ketë lidhje vëllazërore me atë të cilin nuk i del në ndihmë në kohët e vështira dhe nuk gëzohet së bashku me të atëherë kur ai gëzohet. Dhe, ka mundësi që një njeri me të cilin ke lidhje vëllazërore (një shok i sinqertë), të jetë më i mirë sesa vëllai nga gjaku. Ndërsa faktori që më së shumti i shërben ruajtjes së lidhjes vëllazërore me të tjerët, është të jesh i kujdesshëm ndaj gjërave që ata i pëlqejnë.

05 - Dashuria e vërtetë dhe e pastër është ajo dashuri që nuk ka të bëj me interesin. Ndërsa nuk prishet në qoftë se ne nuk i jep diçka. Dashuria është siguri, ashtu siç urrejtja është frikë.

06 - I mençuri nuk duhet të ketë asnjë lidhje vëllazërore përveç me atë të cilin e kundërshton në lidhje me epshin, e përkrah atë në mendimin e drejtë dhe që ana e brendshme e tij i përshtatet anës së jashtme. Vëllezërit më të mira janë ata që nuk polemizojnë, ashtu siç lavdërimi më i mirë është ai që vije nga fjalët e njerëzve të mirë. Njeriu nuk mund të ndjehet rehat kur afër e ka të dobëtin ashtu siç nuk mund të kesh dashuri ndaj të pabesit.

07 - Ma’mer ka thënë: “Shkova në shtëpi tek Katade dhe isha i etur. Në dhomë ishte një enë e madhe me ujë. E pyeta nëse më lejohet të pijë nga uji?” Ai u përgjigj: “Ti je shoku ynë”.” Ahmedi tregon se, Abdurrazaku në lidhje me këtë shprehje kishte thënë: “Katade deshi të thotë se, shoku nuk ka pse të pyes!”

08 - Ejub es-Sikhtijani ka thënë: “Ajo çfarë më motivon që të bëjë haxhin shpesh, është se, përgjatë kësaj periudhe mund të takoj vëllezër që unë nuk mund ti takojë kurrë.”

09 - I mençur duhet ta dijë se, qëllimi i vëllazërisë nuk janë takimet për të ngrënë dhe për të pirë. Por, ajo që bën të krijohet dhe të ruhet vëllazëria është, vazhdueshmëria në të ecurit e drejtë, të folurit me zë të ulët, të mos bëhet njeriu i vetëkënaqur, modestia dhe lënia anash e mospajtimeve.

10 - Nuk është mirë për njeriun që tu kërkojë vëllezërve të tij shumë shërbime, në mënyrë që pas një kohe të mos konsiderohet i bezdisshëm. Kur fëmija mëkon për një kohë të gjatë në gjirin e nënës, ka mundësi që ta lëndoj atë dhe ajo të detyrohet ta largojë atë pa dashje dhe me forcë!

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free