35.
35. Nxitja në të qenurit tolerant ndaj njerëzve.
01 - Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë:
“Një burrë erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam të afërm me të cilët i mbaj lidhjet ndersa ata i shkëpusin me mua, ata sillen keq me mua e unë sillem mirë me ta, ata më injorojnë mua ndërsa unë jam i butë me ta.” I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Nëse çështja është sikurse po thua, kjo është e njëjtë sikur po i spërkat ata me pluhur të ndezur. Me ty do të jetë një përcjellës prej Allahut përderisa do të vazhdosh në këtë gjendje.”
02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Është i obliguar i mençuri që të jetë tolerues me të gjithë njerëzit në përgjithësi dhe të mos hakmerret ndaj tyre sepse nuk ka ndonjë shkak që e parandalon të keqen më mirë sesa mirësia dhe nuk ka ndonjë shkak që e rrit të keqen më shumë sesa përdorimi i njëjtë (kthimi i të keqes me të keqe) me të.”
03 - Ejubi (RahimehUllah) ka thënë: “Një burrë nuk mund të jetë fisnik derisa t`i ketë dy cilësi; të qenurit i përmbajtur ndaj asaj që kanë njerëzit dhe të jetë i tolerueshëm ndaj tyre.”
04 - Umer Ibn Abdul Aziz (RahimehUllah) ka thënë: “Çështjet më të dashura tek Allahu janë tri; Të falësh kur ke mundësi, të jeshë i mesëm kur ke pasuri dhe të jesh i butë në adhurim. Çdo kush i cili sillet butë ndaj dikujt në këtë dynja vetëmse do të sillet butë Allahu me të në ditën e kijametit.”
05 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njeriu i mençur obligohet që të jetë falës ndaj të tjerëve të cilët e trajtojnë atë keq, duke shpresuar se Allahu i Lartësuar do t`ia falë gjynahet të cilat i ka bërë më parë, sepse njeriu që është falës ndaj të tjerëve ia obligon vetes faljen për shkak që të marrë shpërblime, ndërsa personi i cili dënon edhe nëse ai hakmerret (ndaj të tjerëve duke i dënuar), është më afër pendimit. Ndërsa ai i cili e ka një vëlla të cilin e done arsyeton atë gjatë gjithë jetës për gabimet e tij.”
06 - El-Fedajl Ibn Ijjad (RahimehUllah) ka thënë: “Arsyetoje vëllain tënd deri në 70 gabime.” Iu tha atij: “Si mund të bëhet kjo o babai i Aliut?!” Ai u përgjigj: “Sespe vëllai të cilin e vëllazërove për hirë të Allahut, nuk mund të shtojë mbi 70 gabime.”
07 - El-Fedajl Ibn Ijjad (RahimehUllah) ka thënë: “Ai i cili kërkon një vëlla pa të meta, do të ngeli pa vëlla.”
08 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njerëzit që janë më së shumti larg urrejtjes janë ata të cilët e rrisin (duke i falur të tjerët) shpërblimin. Ndërsa njerëzit me shkallën më të lartë, janë ata të cilët e mbulojnë injorancën me urtësi. Mirësia është vetëm për atë i cili sillet mirë me atë që i është sjellur keq, ndërsa shpërblimi i të mirës me të mirë është vetëm një karakter i barabartë, të cilën mund ta kenë vepruar edhe kafshët ndonjëherë.”
10 - Nëse në falje (ndaj të tjerëve) dhe në mos hakmarrje të mos kishte cilësi falënderuese përveçse rehatimit të shpirtit dhe lumturisë së zemrës, kjo do të mjaftonte që të ishte e obliguar mbi njeriun e mençur që të mos e humb kohën e tij duke u sjellur me moralin e kafshëve. Kush i përgjigjet të keqes me të keqe, ai është i keqi, edhe pse nuk është ai që e ka nisur i pari.
11 - Lukmani (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha të birit:
“Ka gënjyer ai i cili ka thënë se sherri (e keqia) e shuan sherrin (të keqen). Nëse ai është i sinqertë në këtë, atëherë le të ndezi një zjarr afër një zjarri tjetër dhe të shikoi a e shuajnë ata njëri tjetrin? Vetëm mirësia e shuan sherrin (të keqen) ashtu sikurse e shuan ujti zjarrin.”