43.
43. Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij.
“Mos i hiq qimet e ashpra nga fytyra jote dhe as mos i hiq qimet poshtë mjekrës. Mos u kruaj shumë. Mos i hiq qimet e thinjura. Mos vendos shumë kuhl në sytë e tu. Mos e tepro duke vendosur shumë vaj në flokët e tua.
Mos ia trego gruas tënde dhe fëmijëve tuaj apo dikujt tjetër se sa është pasuria jote. Sepse nëse ata mendojnë se janë të pakta, ata të nënvlerësojnë dhe nëse ata mendojnë se ato janë shumë, ata kurrë nuk janë të kënaqur me ty.
Trembi ata pa dhunë dhe ji i butë ndaj tyre pa dobësi. Mos bëj shaka me robëreshën tënde. Kur të grindesh bëje atë me dinjitet. Mos ji pa respekt, mos u nxito dhe mendo për argumentet e tua. Sigurohu që të mos skuqesh në fytyrë dhe të mos djersitet balli. Nëse dikush të trajton me respekt ktheja me butësi. Flit atëherë kur zemërimi yt ka rënë. Nderoje nderin tënd dhe qëndro larg nga bollëku.
Nëse sundimtari të afron ty, ti duhet të qëndrosh larg tij sa distanca e një shtize. Nëse ai të flet ty i qetë, nuk duhet të jeshë i sigurt se ai nuk do të kthehet kundër teje. Sillu butë me të ashtu sikurse sillesh butë me fëmijët dhe thuaji atij atë që ai dëshiron të dëgjojë.
Kur të flasësh, fol të vërtetën. Mos e ngrej zërin sikurse ngrehet kur flet me një person që nuk dëgjon dhe as mos e ul zërin tënd si memec. Zgjidhi fjalët e tua dhe flit një fjalim të bukur. Mos flit për gjëra të çuditshme të cilat nuk i pranojnë zemrat dhe të cilat ta rrënqethin lëkurën.
Mos i përsërit fjalët tuaja, p.sh të thuash; “Po, po”, “Jo, jo”, “Shpejto, shpejto,” dhe të ngjashme.
Mos ji koprrac. Mos ji shkapërderdhës. Sigurohu që të kesh dije në lidhje me obligimin e parave tuaja dhe për shenjtërin e mikut tuaj. Mos ji në nevojë të njerëzve dhe ata do të jenë në nevojë për ty.
Kur një person i njeh aftësitë e tij, e nderon emrin e tij.”