Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

58.



58. I mençuri dhe pushteti.

01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Secili nga ju është bari për kopenë e vet. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e vet dhe është përgjegjës për kopenë e vet. Gruaja është baresh në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj.”

02 - Sunneti ka ardhur nëpërmjet të zgjedhurit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, shprehimisht deklaruar se çdo bari është përgjegjës për kopenë e tij. Kështu që secili bari është i detyruar të kujdeset për të mirën e kopesë së tij. Barinjtë e njerëzve janë dijetarët. bariu i mbretërve është mendja. Bariu i të devotshmëve është frika ndaj Allahut. Bariu i studentit është mësuesi i tij. Bariu i fëmijës është babai i saj. Roja e gruas është burri i saj. Roja e robit është pronari i tij. Secili bari është përgjegjës siç u tha për kopenë e tij.

03 - Përgjegjësinë më të madhe mbi kopenë e kanë mbretërit. Ata janë përgjegjës për popujt. Ata janë barinj më të lartë për shkak se urdhëresat e tyre zbatohen aq shpesh. Nëse ata nuk kujdesen për kohën e tyre dhe lënë pas dore qytetarët e tyre, ata shkatërrohen dhe i shkatërrojnë të tjerët. Një botë e tërë mund të shkatërrohet për shkak të një mbreti të keq. Fuqia e mbretit do të mbetet për derisa ndihmësit e tij i binden atij. Ndihmësit nuk do t’i binden atij pa një ministër. Kjo nuk do të ndodhë derisa përderisa ministri nuk është i dashur dhe dashamirës. Ministëri nuk do të jetë i tillë për derisa ai nuk është i përmbajtur dhe i kuptueshëm. Këta njerëz nuk mund të mbahen në kontroll pa para. Paratë vien vetëm nëse qytetarët janë të mirë. Qytetarët bëhen të mirë vetëm nëse ata qeverisen me drejtësi. Nga ana tjetër, pushteti mbetet vetëm nëse është i drejtë. Nga ana tjetër, ai pushon vetëm nëse është i padrejtë.

04 - Mbreti është i detyruar të kujdeset për punëtorët e tij kështu që ai është i vetëdijshëm për mirësinë e të mirit dhe të keqen e të keqit. Kur mbreti nuk e di se çfarë bëjë punëtorët e tij, ai nuk mund të jetë i drejtë.

05 - Pushtetari nuk duhet të jetë shumë i kënaqur dhe i lumtur me qytetarët e tij, e as tepër pak. Shumë nga këto tipare shkaktojnë marrëzi. Pak nga këto tipare sjellin mendjemadhësi dhe arrogancë. Mbreti nuk duhet të zemërohet, sepse fuqia e tij shtrihet përtej nevojave të tij. Mbreti nuk duhet të gënjejë, sepse askush nuk mund ta detyrojë atë në asgjë. Mbreti nuk duhet të jetë koprrac sepse nuk ka asnjë justifikim nëse posedon pronë dhe pozitë. Mbreti nuk duhet të jetë urrejtës, sepse ai duhet të jetë më fisnik se sa të ndëshkon. Pushtetari më i mirë nuk është arrogant.

06 - Pushtetari është si zjarri. Nëse zjarri është shumë i vogël, është i padobishëm. Nëse është shumë i madhë, e keqja e tij tejkalon kufirin. Pushtetari më i mirë është ai që të kujton shiun që sjell dobi në rrethinën e tij dhe jo e zjarrin që djeg rrethinën e tij.

07 - Një pushtetar i drejtë është më i mirë se shiu. Një pushtetarë i padrejtë është më mirë se një sprovë e gjatë. Njerëzit janë në nevojë më të madhe për një pushtetarë të drejtë, sesa për një kohë pjellore.

08 - El-Ahnaf bin Kajs ka thënë: “Marrëdhënia e pushtetarit ndaj qytetarëve është sikurse lidhja e shpirtit me trupin pa të cilin smund të jetoj dhe marrëdhënia e kokës me pjesët e trupit pa të cilën ato nuk funksionojnë.”

09 - Së pari dhe më kryesorja është se pushtetari është detyruar që ta ketë frikë Allahun dhe të përmirësojë marrëdhëniet e tij të fshehta me Krijuesin e tij. Pastaj ai duhet të mendojnë për përgjegjësinë që Allahu i ka dhënë atij mbi vëllezërit e tij dhe me të cilën Ai e ka ngritë atë mbi ta. Ai duhet ta dijë se ai është përgjegjës për të gjitha çështjet e tyre të vogla dhe të mëdha. Pastaj ai duhet ta dijë se ai do të jetë përgjegjshës për të gjitha çështjet e tyre të pakta apo të shumta. Pastaj ai duhet të emërojë një ministër të drejtë, të urtë, të dëlirë, dhe dashamirës. Ai duhet të ketë punëtorë të devotshëm, të drejtë dhe të ndjeshëm. Ai duhet të ketë ndihmëtarë të fshehur dhe shërbyes të njohur.

10 - Pushtetari duhet të kërkojë nga punëtorët e tij devotshmëri dhe bindje ndaj Allahut. Pasuritë lejohet të mirren vetëm nga burime të ligjshme dhe pastaj ti shpërndahen atyre që e meritojnë. Pushtetari duhet ta ketë nën kujdes arkën kështu që as edhe një kokërr e ndaluar me anë të detyrimit, padrejtësisë, plaçkitjes, grabitjes apo ryshfetit të hyjë në të. Pushtetari është përgjegjës për gjënë më të vogël në të. Ai do të jetë i përgjegjshëm për çdo kokërr në të. Pastaj ai nuk duhet ta shpenzojnë këtë pronë në diçka tjetër përveç asaj që Allahu urdhëron në kapitullin el-Enfal.

Allahu Tebarake ue Te‘ala ka thënë:

وَاعْلَمُواْ أَنَّمَا غَنِمْتُم مِّن شَيْءٍ فَأَنَّ لِلّهِ خُمُسَهُ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَابْنِ السَّبِيلِ إِن كُنتُمْ آمَنتُمْ بِاللّهِ وَمَا أَنزَلْنَا عَلَى عَبْدِنَا يَوْمَ الْفُرْقَانِ يَوْمَ الْتَقَى الْجَمْعَانِ وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Dijeni edhe se çdo gjë nga plaçka e luftës që ju mund të fitoni, një e pesta e saj është përcaktuar për Allahun dhe për të Dërguarin (Muhammedin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të afërmit e tij si dhe për jetimët, për të varfrit që lypin dhe për udhëtarin, në qoftë se ju vërtet keni besuar në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi zbritur robit Tonë (Muhammedit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Ditën e së Vërtetës, Ditën kur u takuan dy forcat (flitet për luftën e Bedrit); dhe Allahu është i Zoti për të bërë gjithçka.” (El-Enfal, 41)

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free