Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

33.



33. I mençuri dhe kënaqësia. 

01 - Ibn Umeri ka thënë:

“I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem më kapi për krahu dhe më tha: “Bëhu në këtë jetë si të jesh një i huaj ose udhëtar.”

Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me vërtetësin e hadithit.

02 - Në këtë hadithë Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e urdhëroi Ibn Umerin radijAllahu ‘anhu që të jetë në këtë jetë si të ishte një i huaj ose udhëtar. Është sikurse ai e urdhëron atë që të jetë i knaqur me pak nga kjo jetë. Sepse, kur i huaji dhe udhëtari janë larg nga shtëpitë e tyre nuk kan për qëllim që të arrijnë ndonjë pasuri të shumtë. Ata preferojnë që të jenë të knaqur më pak sesa të fitojnë shumë nga gjërat e kësaj bote.

03 - Aktham bin Sejfi RahimehUllah ka thënë: “Bir i dashur! Ai i cili nuk e ka humb shpresën për atë të humburën ai e lodhë trupin e tij. Ai që është i kënaqur me atë që ai ka është gjithmonë i lumtur.”

04 - Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Katër gjëra tashmë janë të mbaruara dhe askush nuk mund të fitoj më shumë se sa tjetri; krijimi, morali, furnizimi dhe jetëgjatësia.”

05 - Një nga dhuratat më të mëdha që Allahu mund ti jap robit të Tij është kënaqësia. Nuk ka asgjë që e pushon trupin me tepër se si të qenurit i kënaqur me kënaqësinë dhe të mbështeturit në rrizkun që ia ka caktuar Allahu. Nëse dobia e vetme e kënaqësisë do të ishte se ajo e pushon trupin dhe e mbron atë nga vendet e këqija për të arritur pak më shumë, do të kishte qenë e mjaftueshme për të urdhëruar të mençurin që gjithmonë të jetë i kënaqur pa marr parasysh gjendjen e tij.

06 - Muhamed bin el-Munkadir ka thënë: “Kënaqësia është një pronë që kurrë nuk përfundon.”

07 - I mençuri e di se atij që i mungon kënaqësia kurrë nuk do ta shtone atë me para. Është më mirë që të kesh pak të holla dhe pak shqetësime se shumë të holla dhe shumë shqetsime. I mençuri i hakmerret zellit të kënaqësisë në të njëjtën mënyrë siç i hakmerret armikut me hakmarrje. Se shkaku që e pengon furnizimin e të mençurit, është shkaku në furnizimin e injorantit.

08 - Ibn-ul-Mubarak RahimehUllah ka thënë: “Kënaqësia është një cilësi më e mirë se sa bujaria.”

09 - Kënaqësia gjendet në zemër. Ai që ka një zemër të pasur edhe duart i ka të pasura. Ai që ka një zemër të varfër ska kurrëfarë dobie nga pasuria e tij. Ai që është i kënaqur nuk ndjen asnjëherë zemërimin. Ai jeton në paqe dhe rehati. I pa kënaquri kurrë nuk ndalet përmalluari pas të humburës. Është sikur se pasuria dhe varfëria luftojnë me njerëzit.

10 - el-Medini RahimehUllah ka thënë: “Durimi në formë të përmbajtjes dhe të kënaqësis në lidhje me nevojat dhe varfërin është më e madhe se sa bujaria.”

11 - Ai i cili e detyron veten që të jetë i kënaqur dhe pastaj i ka zili njerëzit për atë që ata kanë nuk është kështu për shkak të kënaqësisë dhe bujaris – ai është kështu për shkak të paaftësisë dhe dështimit.

12 - Muhamed bin Ka’b el-Kuradhi RahimehUllah ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut Subhanehu ue Te‘Ala:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” 16:97

“Do të thotë kënaqësia.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free