Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

48.



48. I mençuri dhe butësia dhe nxitimi.

01 - I mençuri është i obliguar të jetë i butë në të gjitha çështjet dhe të mos nxitohet. Allahu Azze ue Xhel e do butësinë në të gjitha çështjet. Ai që privohet nga butësia është privuar nga mirësia, sikurse që atij që i ipet butësia i ipet mirësia. Një person vështirë që të zbatojë ëndrrën e tij nëse ai nuk i përmbahet butësisë dhe ti shmanget nxitimit.

02 - I mençuri është i butë në disa çaste dhe i mesëm në disa situata, sepse teprimi përtej masës është mangësi, ashtu edhe mangësimi i gjërave të obliguara është paaftësi. Ai që nuk korrigjohet nga butësia nuk korrigjohet as nga dhuna. Nuk ka dëshmi më të përsorur se sa mirësia, nuk asnjë ndihmë më të fortë se sa mençuria. Butësia të shpie në kujdes, ndërsa me kujdes shpresohet shpëtimi. Mungesa e butësisë shkakton të çara, ndërsa nga të çarat vie shkatërrimi.

03 - Njeriu i butë vështirë se mund të tejkalohet, sikurse që personi inxituar është vështirë të arrihet. Sikurse  ai që hesht është vështirë që do të ndjejë keqardhje. Ai që flet vështirë që do të shpëtoj. Personi në nxitim flet para se ai të dij, përgjigjet para se ai të kuptoj, lavdëron pa e provuar, qorton pasi ka lavdëruar, vendos para se ai të mendoj dhe vepron para se ai të vendos. Nxitimin e shoqëron keqardhja dhe e braktisë shpëtimi. Arabët e kishin zakon ta quanin nxitimin “Nëna e keqardhjeve.”

04 - Nxitimi është nga ashpërsia, kur personit të nxituar i vie rasti nuk bën vepër të lavdëruar, e nëse nuk i vie rasti ai është i qortuar. Është më vendosmëri për të bërë një akt pas shqyrtimit të tij se sa ta braktisësh atë pasi ke filluar ta veprosh. Nxitimi kurrë nuk është i lavdërueshëm.

05 - Esh-Shamardal ka thënë: “Paaftësia u martua me vonesën dhe iu lindi keqardhja.”

06 - Shkaku i suksesit qëndron në mungesën e vonesës, ndërsa faktor i privimit është përtacia, sepse ajo është armik i dinjitetit dhe dënimi i rinisë. Vonesa dhe paaftësia shpien në shkatërrim. Ndrësa ngadalësimi pasi të vie rasti është gabimi më i madh. Nxitimi para se të vie rasti është një gabim i njëjtë. Njeriu i udhëzuar është ai që i shpëton nxitimit, ndërsa i humburi është ai që humb për shkak të ngadalësisë. Ai që nxitet gjithmonë gabon. Ai që sigurohet mirë gjithmonë është korrekt.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free