Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

46.



46. Përkujtimi nga rrezikshmëria e bojkotimit midis myslimanëve në përgjithësi.


01 - Profeti
sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Mos e urreni njëri-tjetrin. Mos garoni kundër njëri-tjetrit. Mos e keni zili njëri-tjetrin. Mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Jini o robër të Allahut vëllezër.”

02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Nuk është e lejuar për myslimanët që të urrejnë njëri-tjetrin, të garojnë kundër njëri-tjetrit, ta kenë zili njëri-tjetrin apo tia kthejnë shpinën njëri-tjetrit. Ata janë të obliguar që të jenë myslimanë ashtu siç ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguarit i Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.”

03 - Nëse njëri vuan nga një dhimbje vuan edhe tjetri po nga ajo dhimbje. Nëse njëri është i lumtur edhe tjetri është i lumtur. Ai nuk gënjen dhe as nuk mashtron, duke ia dorëzuar veten Allahut të Lartësuar, duke qenë i kënaqur me obligueshmërinë e të gjitha dispozitave Nuk është e obliguar që myslimanët të bojkotojnë njëri-tjetrin për shkak të një gabimi që dikush vepron. Në vend të kësaj, ata janë të obliguar që ta zëvendësojnë gabimin me një sjellje të bukur dhe me një përkujdesje dhe ta braktisin bojkotimin e njëri-tjetrit.

05 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Personi nuk duhet të jetë si një njeri i thjeshtë dhe njeri injorant, i cili e përdhos dashurinë ndaj vëllezërve për shkak të faktorëve që shkaktojnë bojkotin, që Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e ndaloi. Në vend të kësaj, ai duhet të sigurohet që të injorojë gabimet dhe të mos diskutoj në lidhje me gabimet e bëra. Kjo vlenë në veçanti në lidhje me çështjet që mund të kuptohen në mënyrë të saktë dhe në të gabuar.”

06 - Muhamed Ibn Abdir Rahman (RahimehUllah) ka thënë: “Kam dëgjuar Ebu Ammar Husejn Ibn Hurejthin të thotë: “Iu tha një burri; A ke ti të meta?” Ai tha: “Jo.” Iu tha atij: “A ekziston dikush i cili është në kërkim të të metave të tuaja?” Ai tha: “Po.” Iu tha atij: “Sa shumë të meta që paske!”

07 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Shkaqet që çojnë në bojkotimin midis myslimanëve janë tri; Gabimi i vëllait të tij, i cili është e pashmangshëm. Shpifja e personit që mirret me thashetheme dhe mërzitnia e cila iu bashkangjitet njërit prej këtyre dy gjërave. Mërzitnija të çon në shkëputjen e lidhjeve, ndërsa një person i mërzitshëm nuk ka asnjë shok.”

08 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Nuk i lejohet asnjë myslimani që ta bojkojtojë vëllain e tij më shumë se tri ditë. A i cili e vepron këtë gjë ka rënë në ndalesën e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Më i miri prej tyre është ai i cili fillon të jap selamin. Ai i cili e jep selamin i pari, ai do të hyjë në xhennet i pari. Ai i cili e bojkoton vëllain e tij për një vit, është e njëjtë sikur i ke derdhur gjakun (sikur e ke vrarë). Ai i cili e ka bojkotuar vëllain e tij dhe vdes, do të hyj në zjarr nëse nuk e fal dhe e mëshiron Allahu. Maksimumi që u lejohet muslimanëve të bojkotohen është tri ditë.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free