34.
34. Nxitja në të qenurit i kënaqur në vështirësi dhe durimi prej saj.
01 - Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “Gjëja e parë që Allahu e krijoi ishte lapsi, më pas Ai e urdhëroi atë dhe shkruajti gjithçka që do të ndodh deri në Ditën e Gjykimit.”
02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Është e obliguar për të mençurin që të jetë i bindur se të gjitha gjërat e kanë caktimin e tyre. Ka prej atyre (gjërave) të cilat kanë ndodhur dhe është e pamundur që të mos ndodhin, sikurse ka gjëra të cilat nuk mund të ndodhin, gjëra të cilat njerëzit nuk kanë mundësi me i bërë të ndodhin.
Nëse njeriun në një moment e kap koha e vështirësisë, obligohet që të vishet me një rrobe e cila i ka dy cepe. Njëra prej tyre të jetë durimi dhe tjetra të jetë kënaqësia. Nëse e vepron këtë gjë (pajiset apo vesh këtë rrobë) do të përfitojë shpërblimin e plotë. Sa e sa vështirësi kanë qenë të vështira që të largohen dhe më pas janë larguar me lehtësi për një çast.”
03 - Ebul Haxhxhaxh El-Ezdij (RahimehUllah) ka thënë: “E kemi pyetur Selmanin (radijAllahu ‘anhu) se çfarë është imani në kader?” Ai u përgjigj: “Kur ta mësoi robi se ajo që e ka goditur nuk ka pas mundësi që të mos e godasë [dhe ajo që nuk e ka goditur nuk ka mundësi ta godas atë.]”
04 - Abdul Uahid Ibn Zejd (RahimehUllah) ka thënë: “I kam thënë Hasen (El-Basriut); O babai i Seid-it: “Nga ka ardhur ky moral?” Ai u përgjigj: “Nga mungesa e të qenurit i kënaqur me Allahun.” Unë i thashë: “Nga vjen mungesa e të qenurit i kënaqur me Allahun?” Ai u përgjigj: “Nga mungesa e njohjës së Allahut.”
05 - Sufjan Ibn Ujejneh (RahimehUllah) ka thënë: “Kam dëgjuar një burrë nga pasuesit e librit i cili e pranoi islami duke thënë: “Allahu i shpalli Daudit; O Daud! Duro në vështirësitë dhe do të vij prej Meje ndihma.”
06 - Abdul Uahid Ibn Zejd (RahimehUllah) ka thënë: “Unë nuk dua që ndonjë vepër t`i paraprij durimit përveçse kënaqësisë dhe unë nuk dij ndonjë gradë me të çmuar dhe më të lartë se kënaqësia. Kënaqësia është koka (maja më e lartë) e dashurisë (ndaj Allahut).”
07 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Durimi i bashkon të gjitha çështjet, (durimi) është rregulluesi i vendosshmërisë dhe shtyllë e mençurisë, (durimi) është mbjellës i mirësisë dhe zgjidhës (i problemeve etj) për ata që nuk kanë zgjidhje.”
08 - Mejmun Ibn Mehran (RahimehUllah) ka thënë: “Nuk e arrin diçka të mirë asnjë rob, qoftë i dërguar apo jo, vetëm se me durim.”
09 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Durimi (mund të) ndahet në tri pjesë; Durimi prej mëkateve, durimi në bindje dhe durimi në vështirësi dhe në fatkeqësi.”
10 - Më i miri prej tyre është durimi prej mëkateve. I mençuri i mediton gjendjet e tij duke u bërë i qendrueshëm në të tri gjendjet të cilat i përmendëm. Ai duhet të ketë durim në tri ndarjet që ne i cilësuam më parë, në mënyrë që të ngrihet me to në gradat e kënaqësisë me Allahun e Lartësuar gjatë gjendjes se tij të rëndë dhe të lehtë. Unë lus Allahun që të arrijmë në ato grada me ndihmën e Tij.
11 - Transmeton Thabit El-Bunani nga Muadhetu gruaja e Siletu Ibn Ushejm (RahimehUllah) se ka thënë: “Silah bin Ushejm ishte jashtë në betejë me djalin e tij. Ai i tha atij: “O biri im! Shko para dhe lufto derisa të vritesh në mënyrë që unë të pres shpërblim për durimin tim. Ai veproi kështu dhe luftoi derisa u vra. Pastaj pas tij babai i tij luftoi dhe u vra.”
“Kur i erdhi lajmi për vdekjen e burrit dhe djalit të saj, i erdhën gratë dhe ajo tha; Nëse keni ardhur (për të më uruar) me çfarë Allahu na ka nderuar (mirësevini), përndryshe kthehuni mbrapsht.”