12.
12. Toleranca ndaj mikut.!
01 - Ibnul-Hanefijjeh ka thënë: “Nuk është i mençur ai që nuk jeton në mirëkuptim dhe harmoni me personin nga i cili nuk e ka të detyrueshme të jetojë, derisa Allahu ta lirojë nga ai apo t’ia hap rrugët.”
02 - Ai që dëshiron të jetojë me njerëzit sipas mënyrës së tij do të njollosë jetën e vet dhe do të humbet dashurin e të tjerëve. Sepse dashuria e tyre arrihet vetëm kur ti i ndihmon ata, por jo në mëkate. Në të kundërtën, nëse ndihma e kërkuar prej jush përfshinë mëkatet, dije se ajo nuk ka as dëgjim dhe as bindje në të.
Njerëzit janë krijuar me dëshira dhe natyrshmëri të ndryshme nga njëri-tjetri. Ashtu siç të duket e vështirë që ta braktisësh natyrshmërinë tuaj, edhe të tjerëve ju duket e vështirë që ta braktisin natyrshmërinë e vet. Mënyra e vetme për të arritur dashurinë e pastër të njerëzve, është tu përshtatesh atyre dhe t’i anashkalosh mëkatet që ata bëjnë herë pas here.
03 - Hasan el-Basri ka thënë: “O Njeri! Sillu me njerëzit ashtu siç dëshiron ti, por mos harro se ata do të sillen me ty në të njëjtën mënyrë!”
04 - Ai që pretendon t’i kënaq të gjithë njerëzit, ai është duke pretenduar diçka të pamundur. Mirëpo, i mençuri duhet të ta kënaq partnerin e tij të jetës dhe atë që e ka të detyrueshme të jetoj me të edhe nëse duhet të jetoj me diçka që parimisht nuk e pëlqen, ose të lë gjëra që parimisht i do, por me kusht që të mos bëj mëkat.
05 - Mu’adh bin Sad el-A’uar ka thënë: “Isha duke ndenjur tek ‘Ata bin Ebi Rabaha, dhe përderisa një njeri fliste në atë mexhlis, një njeri tjetër u ngrit nga mexhlisi dhe shkoi.” ‘Ata u zemëruan dhe i thanë: “Çfarë është ky zakon?! Ky njeri po flet për diçka që kam më shumë dije, megjithatë unë po rri me të sikurse të mos dijë asgjë”!”
06 - Nëse njeriu nuk ka durim me gabimet e njerëzve, rreziku është shumë më i madh që ai të njollosë jetën e tij sesa që ta përmirësoj atë. Gjithashtu, me këtë gjë ai ushqen armiqësi dhe urrejtje ndaj njerëzve dhe nuk mund të fitoj në asnjë mënyrë dashurinë e tyre.
07 - Ebu Derda i ka thënë gruas së tij: “Nëse unë zemërohem ti duhet të më qetësosh. Nëse ti zemërohesh atëherë unë do të qetësoj ty. E nëse ne nuk bëjmë kështu, shumë shpejt do të ndahemi.”
08 - Nëse ndodh që i mençuri të shoqërohet me dikë të cilit nuk mund t’i besojë, apo të ketë miqësi vëllazërore me të cilët nuk mund tu besohet; në ndërkohë sheh një gabim tek ta dhe i refuzon për shkak të gabimeve të tyre, ai do të mbetet i vetëm pa asnjë shok. Ai duhet të anashkaloj gabimin e shokut tij të vërtetë dhe jo të përmend gabimin e shokut tij të keq. Sepse diskutimet duhet që më shumë të korrigjojnë rrënjët e dashurisë se sa degët e saj.
09 - Ibn Sheudheb ka thënë: “Një njeri kishte një skllave me të cilën një natë ai kishte marrëdhënie intime me të fshehurazi. Kur shkoi tek gruaja e tij i tha: “Këtë natë Merjemi e kishte zakon të pastrohej, andaj pastrohu edhe ti!” Më pastaj u pastrua ai dhe gruaja e tij. Mirëpo, Merjemi pastrohej çdo natë.”
10 - Ebu Sa’ib ka thënë: “Mos mashtro, sepse mashtrimi është cilësi e mëkatarëve. Këshilloje vëllanë tënd sinqerisht pavarësisht nëse këshilla i vije atij se e mirë apo jo. Ndihmojë atë në çdo rast dhe largohu me të kudo që ai shkon.”