11.
11. Është mirë që njerëzit të duan!
01 - I mençuri është i detyruar që të bëhet i mirë tek njerëzit edukatës i mirë dhe të njëjtën kohë duke u shmangur nga edukata e keqe. Njeriu duhet të jetë i tillë sepse edukata e mirë i fshinë mëkatet ashtu siç dielli shkrin akullin. Ndërsa edukata e keqe i prish veprat ashtu siç uthulla e prish mjaltin. Mund të ndodhë që njeriu të ketë edukatë shumë të mirë, por në anën tjetër ka ndonjë sjellje të keqe. Dhe mu kjo e fundit mund të fshijë dhe shkatërroj të gjithë edukatën e mirë që ai posedon!
02 - Ibn Abbasi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Lidhjet farefisnore mund të ndërpriten dhe të mirat e tjetrit mund të shprehen me mosmirënjohje. Por nuk kam parë asgjë më me vlerë sesa lidhja e zemrave me njëra-tjetrën.”
03 - Fudajl bin ‘Ijad (RahimehUllah) ka thënë: “Nëse shoqërohesh me dikë, atëherë shoqërohu me atë i cili ka edukatë të mirë, sepse shoqëruesi i tillë nuk thërret në diçka tjetër përveç në të mirë dhe gjithmonë gjen rehatinë tek ai. Ndërsa, mos u shoqëro me atë të cilin ka edukatë të keqe, sepse ai thërret vetëm në të keqe dhe shoqërimi me të është mundim. Më parë do shoqërohesha me një mëkatar i cili ka edukatë të mirë, sesa me një të ditur i cili ka edukatë të keqe! Nëse mëkatari ka edukatë të mirë, ai jeton i udhëhequr nga mendja dhe intelekti i tij. Ai është “i lehtë” për njerëzit andaj njerëzit e duan atë. Mirëpo nëse i devotshmi ka edukatë të keqe, njerëzit e konsiderojnë atë të bezdisshëm dhe kështu e urrejnë atë.”
04 - Hammad bin Selemeh (RahimehUllah) ka thënë: “Agjërimi në kopsht është shtirje.” (Do të thotë të agjërosh agjërim nafile ndërsa je duke shëtitur me shokët në mesin e kopshteve që kanë fruta që njeriu rrallë mund t’i gjej. Prandaj, ai që agjëron në këtë situatë ai vetëm shtiret.)
05 - Edukata e mirë të bën të dashur tek njerëzit. Ndërsa edukata e keqe të bën njeri të urrejtur nga të tjerët! Ai që ka edukatë të mirë, ai e mbron nderin e vet. Ndërsa ai që ka edukatë të keqe ai e prish nderin e vet.
06 - Ez-Zuhrij (RahimehUllah) ka thënë: “A ka ndonjë dobi nga personi që ka edukatë të keqe?!”
07 - Mejmun bin Mehran (radijAll-llahu anhu) ka thënë: “Gjysma e mençurisë është të fitosh dashurin e njerëzve. Gjysma e dijes është të shtrosh pyetje në mënyrë të mirë. Ndërsa të jetosh thjesht do të thotë që harxhon vetëm gjysmën e kohës duke punuar (dhe pjesën tjetër të kohës e shfrytëzon pozitivisht (v.p.)).”
08 - Që të jesh në nevojë për njerëzit dhe që ata të duan ty, është më mirë sesa të mos kesh nevojë për ta ndërsa ata të urrejnë. Ajo që i pengon ata që të duan është edukata e keqe. Ai që ka edukatë të keqe, e lodhë familjen e tij, fqinjët e tij dhe i rëndon vëllezërit e tij. Në këtë mënyrë, ata vetëm duan ta heqin qafe dhe luten që ai të vdes sa më parë.
09 - Njerëzit e perceptojnë një person si të bezdisshëm për shkak të dy arsyeve:
E para: Sepse ai vepron atë që Allahu e ka ndaluar. Kushdo që i tejkalon kufijtë e Allahut urrehet nga Allahu. Atë që e urren Allahu urrehet nga engjëjt. Pastaj ai urrehet në tokë. Pastaj nuk mund të gjesh pothuajse askënd që nuk e konsideron atë të bezdisshëm dhe që nuk e urren atë!
Së dyti: Bërja e veprave që njerëzit i urrejnë. Nëse ai është kështu, atëherë ata kanë çdo të drejtë ta konsiderojnë atë të bezdisshëm!
10 - Ebu Mishari (RahimehUllah) ka treguar se Hisham bin Jahja (RahimehUllah) i ka thënë atij: “Në unazën e të atit tënd – Ebu Ebi Misharit – ishin të shkruar inicialet e fjalës: “Ti je i bezdisshëm! Ik nga këtu!” Andaj, çdo herë kur një njeri ulej me të dhe ai e konsideronte atë të bezdisshëm, ia kthente unazën e tij dhe i thoshte: “Lexo se çfarë shkruan në unazë!” Kështu që kur ai e lexonte largohej menjëherë nga aty.”
11 - Makhlad Ebu ebil-‘Asim (RahimehUllah) ka thënë: “Kur unë e urrej një njeri që është afër mje, unë e urrej edhe anën e trupit tim që është nga ai!”
12 - Ebu Bekr el-Merurudhij (RahimehUllah) ka thënë: “E kam pyetur Ahmed bin Hanbelin në lidhje me njerëzit e bezdisshëm, ai tha: “Unë e pyeta Bishr el-Haaffin rreth tyre dhe ai tha: “Është mjerim të shikosh në ta.” Unë e pyeta Ahmedin: “Kush janë njerëzit e bezdisshëm.” Ai u përgjigj: “Pasuesit e Bidateve.”
13 - Atë që përmendi Imam Ahmed bin Hanbel (RahimehUllah) është mënyra specifike për t’i konsideruar njerëzit si të bezdisshëm. Në qoftë se ata e dinë se një person ia kthen shpinën Sunnetit, ata e urrenin atë për shkak të risisë së tij. Kurse, sa i përket njerëzve të thjeshtë dhe aspekti i përgjithshëm, ata urrenin dhe donin vetëm për karakteret e mira gjegjësisht të këqija.
14 - Ebu Usame (RahimehUllah) ka thënë: “Ma sjell dikë që është i lehtë për zemrën, ndërsa të bezdisshmit mi mbaj larg. Të bezdisshmit mi mbaj larg.”
15 - Ibn Sirin (RahimehUllah) ka thënë: “E kam dëgjuar një beduin duke thënë: “U alivanosa në moment kur pash një person të bezdisshëm”.”
16 - Ibrahim bin Bukejr (RahimehUllah) ka thënë: “Kur Ebu Hurajran e bezdiste shoqërimi i dikujt, thoshte: “O Allah! Na fal neve dhe atë, dhe na mëshiro (na mbroj) neve nga gjendja në të cilën ndodhet ai”!”
17 - I mençuri është i obliguar që në asnjë mënyrë të mos ketë ndonjë cilësi që i bën njerëzit ta konsiderojnë atë të bezdisshëm. Por në vend të kësaj, ai duhet të ketë cilësi që i bën njerëzit ta duan atë.
18 - Prej faktorëve që kontribuojnë më së shumti që njerëzit ta duan një person, është të ndihmuarit e njerëzve aq sa ke mundësi dhe t’i ruash ata nga ajo që mund të dëmtohen. Ndërsa ata të cilët nuk kanë para kur t’i takojnë njerëzit, le t’u buzëqeshin atyre. Ngase kjo zë vendin e ndihmës ndaj tyre.
19 - Harun bin Abdil-Khalik el-Mazinij (RahimehUllah) ka treguar se Ibn-ul-Mubarak (RahimehUllah) u pyet në lidhje me edukatën e mirë, tha: “Buzëqeshje dhe shërbime/ndihmë.”
20 - Muxhahidi (RahimehUllah) ka thënë: “Nëse një mysliman takon vëllanë e tij, ia shtrëngon dorën atij dhe i buzëqesh në fytyrë, atij i bien mëkatet ashtu siç bie një bistak hurme nga palma.” Pastaj një njeri tha: O ebul-Haxhaxh, kjo është një vepër fare e lehtë!” Kurse Muxhahidi ia ktheu:
هُوَ الَّذِيَ أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِ وَبِالْمُؤْمِنِينَ وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ
“Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët, duke i bashkuar zemrat e tyre. Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre” 8:62-63
A është kjo e lehtë?!”