Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

04.



04. Fjalë të arta rreth vlerës së mençurisë. 

01 - I mençuri, përmes virtyteve të tij të mira, bëhet i bukur në dukje edhe nëse është i shëmtuar. Ndërsa, virtytet e këqija të njeriut jo aq të mençur sa duhet, e shëmtojnë atë në dukje edhe nëse ai është i bukur.

02 - I mençur nuk shqetësohet se do të jetë i varfër, ngase i mençuri në përgjithësi do të bëhet i pasur. Ndërsa, nuk duhet besuar se pasuria e të pasurit injorant do të mbetet për një kohë të gjatë, sepse pasuria e vërtetë është mençuria dhe veprat e mira.

03 - Sëmundjet e mençurisë janë mendjemadhësia dhe arroganca, belatë e rënda dhe luksi i tepruar. Nëse belatë janë të vazhdueshme e të tepërta, atëherë mençuria humbet, e nëse teprohet në luks dhe kjo gjë është e vazhdueshme, atëherë shkatërrohet pasuria dhe njeriu llastohet së tepërmi.

04 - Më mirë është që të kesh një armik të mençur, sesa një mik injorant.

05 - Mu’auijeh bin Kurrah ka thënë: “Ka njerëz që bëjnë haxhin, umren, marrin pjesë në luftë, falen e agjërojnë. Megjithatë, në Ditën e Gjykimit ata shpërblehen vetëm sipas vlerës së mençurisë së tyre.”

06 - Hafs bin Humejd el-Ekkaf ka thënë: “I mençuri nuk bën padrejtësi, ngase devotshmëria e tij nuk e lejon padrejtësinë.”

07 - Ashtu siç “Qëllimi i pastër” pa sukses në vepër nuk sjell dobi, siç bukuria nuk sjell dobi pa tërheqje, ashtu siç gëzimi i përkohshëm nuk sjell dobi pa sigurinë për të qenë i vazhdueshëm dhe afërsia familjare pa dashuri ndërmjet të afërmve, e njëjta gjë është edhe me mençurinë, e cila nuk sjell dobi pa devotshmëri në zemër dhe vepra të duhura. Karakteri i pastër varet nga mençuria e njeriut.

08 - I mençuri nuk flet derisa të pyetet, nuk diskuton shumë nëse fjalët e tij nuk pranohen dhe nuk përgjigjet derisa të jetë i sigurt se atë që po e flet, a është e drejtë.

09 - I mençuri nuk e nënvlerëson askënd. Ai që nënvlerëson pushtetarin, e ka shkatërruar jetën e vet. Ai që nënvlerëson të devotshmit, e ka shkatërruar fenë e tij. Ai që nënvlerëson vëllezërit e tij, ai humbur karakterin dhe ai që nënvlerëson një njeri të rëndomtë, ai e ka rrezikuar veten e tij.

10 - I mençuri është i vetëdijshëm për të metat që i ka, ndërsa ai që nuk i sheh të metat e tij, nuk i sheh të mirat e të tjerëve. Dënimi më i rënd me të cilin mund të goditet njeriu, është që mos t’i sheh të metat e tij dhe ai që nuk i di të metat e tij, ai nuk mund t’i braktisë ato. E njëjta gjë ndodh kur ti nuk mund t’i vlerësosh të tjerët për të mirat që i kanë, nëse nuk i di ato.



 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free