Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

20.



20. I mençuri dhe shoqëria. (01) 

01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

مثل الجليس الصالح مثل العطار ، إن لم ينلك منه أصابك من ريحه ، و مثل جليس السوء مثل القين ، إن لم يصبك ناره أصابك شرره

“Shembulli i shokut të mirë është sikurse shembulli i shitësit të parfumeve, nëse nuk merr diçka prej tij, të paktën do të dalësh nga ai me aromë të mirë. Ndërsa, shembulli i shokut të keq është sikurse shembulli i farkëtarit, nëse nuk djegësh nga zjarri që i përdor, së paku do të dalësh nga ai duke ndjerë erë të keqe.”

02 - I mençuri qëndron me njerëzit e mirë dhe shmanget nga të këqijtë. Kjo ndodh sepse, dashuria për të mirët krijohet me shpejtësi ndërsa prishja e kësaj lidhje ndodh me ngadalë. Kurse, dashuria për të këqijtë shpejt prishet dhe merr një kohë të gjatë që ajo të krijohet.

Shoqërimi me njerëz të këqij bën që të lindin mendime të këqija për njerëzit e mirë. Dhe, ai që rri me njerëz të këqij nuk do të mund të shpëtoj që të mos bëhet edhe ai një prej tyre.

03 - I mençur e ka për detyrë që të shmanget nga njerëzit e dyshimtë në mënyrë që edhe ai të mos konsiderohet i tillë. Ashtu siç shoqërimi me njerëz të mirë sjell mirësinë, edhe shoqërimi me njerëz të këqij sjell të keqen.

04 - Sufjan bin Ujejneh ka thënë: “Ai i cili e do një njeri të mirë, në të vërtetë ai e do Allahun Subhanehu ue Te‘Ala.”

05 - Malik bin Dinar ka thënë: “Që të zhvendosësh shkëmbinj me njerëz të mirë është më mirë sesa të hash ëmbëlsira me mëkatarë.”

06 - I mençur nuk e njollos nderin e tij, e as nuk adaptohet me rrugët e së keqes duke u shoqëruar me të këqijtë. Por, gjithmonë është syçelë në mbrojtje të nderit të vet, dhe egon e tij mëson që gjithmonë të shoqërohet me njerëzit e mirë. Me kalimin e kohës, njeriu diç tjetër nga ajo që ajo që duket në shikim të parë.

07 - Ebu ‘Amr bin el-‘Ala ka thënë: “Një herë prej herësh, Se’id bin Xhubejri më pa duke ndenjur me disa të rinj, dhe më tha: “Çfarë të shtynë që të ndesh me të rinjtë? Do të ishte më mirë për ty që të shoqërosh të moshuarit”!”

08 - Ebu Derda radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Që të kesh një shokë të mirë është më mirë sesa të jesh i vetëm. Por, më mirë të jesh i vetëm sesa të kesh një shok të keq. Gjithashtu, më mirë është të flasësh mirë se të heshtësh, dhe më mirë është që të heshtësh sesa të flasësh keq.”

09 - I mençuri nuk shoqërohet me të këqijtë, sepse shoqërimi me të keqin është pjesë e zjarrit që i sjell njeriut mëri. Dashuria e tij nuk është ashtu siç duhet të jetë, dhe ai nuk e mbanë fjalën që ta jep.

10 - Nga lumturia e një personi janë katër gjëra: “Që bashkëshorti/ja të jetë e të njëjta mendime me të, t’i ketë fëmijët e devotshëm, vëllezërit e tij të jenë të mirë dhe që furnizimi i tij të jetë në vendin e tij (e të mos ketë nevojë që të punoj jashtë vendit (v.p.)).”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free