10.
10. I mençuri dhe turpi.
01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
إن مما أدرك الناس من كلام النبوة الأولى : إذا لم تستحي ، فاصنع ما شئت
“Një nga paralajmërimet e mëparshme të profetëve, të cilën e kanë përcjellë tek popujt e tyre, është: “Nëse nuk ke turp, vepro çfarë të duash!”
02 - Obligim i njeriut të mençur është që të jetë i turpshëm, sepse turpi është baza i mençurisë dhe e mbjella e mirësisë. Ndërsa, mosturpi është baza e injorancës dhe e mbjella e së keqes. Pra, turpi tregon mençurinë e njeriut, kurse mosturpi e tregon injorancën tek ai.
03 - Ibn Mesudi ka thënë: “Gjëja më e keqe tek besimtari është të mos poseduarit e turpit.”
04 - Turp do të thotë t’i shmangesh tipareve të urryera.
05 - Turpi (v.p. i mirë) ndahet në dy lloje:
I pari: “Të turpërohesh para Allahut në lidhje me mëkatin.”
I dyti: “Të turpërohesh nga njerëzit lidhur me fjalët dhe veprimet që ata nuk i duan.”
06 - I tërë turpi është i rekomandueshëm. Mirëpo, duhet pasur parasysh që ka turp që është i detyrueshëm dhe turp që është i pëlqyeshëm. Turpi i detyrueshëm është ai turp që të bën ta braktisësh atë që Allahu e ka ndaluar. Turpi i pëlqyeshëm është të braktisësh ato fjalë dhe veprime që njerëzit nuk e duan.
07 - Turpi është prej besimit dhe besimtari është në Xhenet. Ndërsa, fjalët dhe veprat e këqija, janë ngurtësi dhe mosrespekt, ndërsa këto e shpien njeriun në Xhehenem, përveç atyre që i nderon Allahu me mëshirën e Tij, duke i shpëtuar.
08 - Nëse njeriu në vazhdimisht është i turpshëm, kjo është prej shkaqeve të mirësisë. Në mënyrë të njëjtë, nëse njeriu nuk ka kujdes në fjalët dhe veprat e tij (nuk turpërohet), atëherë arsyeja për të pasur mirësi tek ai njeri, nuk ekziston dhe e keqja tek ai është gjithëpërfshirëse, sepse turpi është pengesa mes personit dhe të gjitha mëkateve/veprimeve të liga. Sa më i fortë të jetë turpi, aq më e pamundshme bëhet veprimi i mëkateve dhe veprave të liga. Dhe me zvogëlimin dhe humbjen e turpit, veprimi i mëkateve dhe veprave të liga bëhet më e lehtë.
09 - Zejd bin Thabit radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ai që nuk turpërohet prej njerëzve, ai nuk turpërohet as prej Allahut.”
10 - Është detyrë e të mençurit që ta bëjë zakon turpin para njerëzve. Prej begative më të mëdha, është të mësohesh për të pasur cilës të mira e të lavdërueshme, e në të njëjtën kohë t’i shmangesh cilësive të këqija, ashtu siç fryti më i madh i turpit ndaj Allahut që është shpëtimi nga Xhehenemi, duke qëndruar larg nga ajo që Allahu ka ndaluar.
Me turp të madh mbrohet nderi, anët e këqija fshihen dhe anët e mira përhapen. Ata që humbin turpin, humbin edhe gëzimin. Ai që humb gëzimin e tij, ai humb vlerën në sytë e të tjerëve dhe bëhet njeri i urryer tek ta. Ai që urrehet prej njerëzve, atij i shkaktohet dëm. Ai që vajton, humb mendjen. Ai që humb mendjen, më shumë flet në dëm të vetin sesa në dobi të tij. Atij që i mungon turpi, nuk gjen ilaç për vete. Atij që i mungon turpi, nuk ka besnikëri. Atij që i mungon besnikëria, nuk ka miq. Ai që ka pak turp, bën atë që do dhe thotë atë që dëshiron.