44.
44. Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij.
“Një grua e keqe është një sëmundje e pashërueshme. Martesa me një grua të vjetër e largon drojën dhe bindja ndaj grave i poshtëron të mençurit.
Imitojë të mençurit dhe do të bëhesh një prej tyre. Përpiqu ta fitosh nderin dhe do ta arrish atë.
Një person njihet përmes shokut të tij. Qëndro larg nga vëllezërit e këqinj, sepse ata i mashtrojnë dhe i shqetësojnë shokët e tyre. Afrimi i tyre është më i dëmshëm se sa zgjebeja. Të qëndruarit larg prej tyre është prej etikave të larta.
Egzistojnë dy lloje të shokëve. Njëri që kujdeset për ty në vështirësi dhe njëri është shokë i ytë vetëm atëherë kur nuk je në vështirësi. Qëndro me shokun e vështirësive dhe shmangu nga shoku i rehatllëkut sepse ata janë armiqtë më të këqinj.
Qëndro larg nga korrupsioni edhe në qoftë se gjendesh në vendin e armikut. Mos e poshtëro veten tënde për dikë që është më me pak vlerë se sa ti. Sigurohu që të mos shkëlqesh shumë dhe të jesh shumë i butë.
Që injoranti të të dënojë ty, është më mirë se sa të lavdëroi ty. Njohja e së vërtetës i takon karaktereve të besimit.
Ai i cili është në nevojë është i poshtëruar, fjala e tij nuk hecën dhe egziston frika që ai të mohohet.
Misvaku le të jetë nga natyrshmëria jote dhe kur ta përdorësh atë, pastro anash.
Ai i cili e nderon nderin e tij nderohet nga njerëzit.”