Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

57.



57. I mençuri dhe shërbimi.

 01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Ai i cili nuk falënderon njerëzit nuk e falënderon Allahun.”

02 - Personi i cili shërbehet është i detyruar ta kthej me një shërbim më të mirë ose të të njejtin. Një shërbim si mirënjohje nuk mund të krahasohet me iniciativën edhe nëse ajo do të jetë më e pakët. Ai që nuk është në gjendje ti kthej një të mirë duhet ta lavdërojë dhuruesin. Në rast pamundësie falënderimi, lavdërimi zë vendin e falënderimit. Askush nuk mund të jetë pa mirënjohje.

03 - Personi i lirë nuk është mosmirënjohës. Ai nuk zemërohet në rast fatkeqësie. Ai falënderon kur ai merr një dhuratë.Duron kur ai goditet nga ndonjë fatkeqësi. Ai që nuk falënderon për një gjë të thjeshtë vështirë që do të falëndrojë për shumë. Dhuratat shtohen vetëm kur Allahu falënderohet, pastaj dhuruesi dhe fatkeqësitë shmangen në këtë mënyrë.

04 - Një person është i detyruar të falënderoj për dhuratat që ai merr. Ai duhet të lavdërojë për shërbimin aq sa mundet. Ose me dy herë më shumë, me aq shumë ose edhe me urtësinë e dijes se nga kush i ka ardhur dhurata dhe t’ia kthej me një shërbim dhe mirënjohje. Ai duhet të thotë:

جزاك الله خيرا

“Allahu të shpërbleftë me të mira.”

Ai që nuk ka asgjë për ti dhënë dhe përgjigjet në këtë mënyrë e ka lavdëruar atë shumë.

05 - Ka njerëz të cilët i përgjigjen me një mënyrë përbuzëse kur atyre i ipet dhuratë. Një prej tyre nuk ka njohuri për faktorët prapa dhuratës apo se si duhet falënderuar për të sepse ai nuk e di se si duhet kujdesur për një familje. Me këtë person duhet pasur tolerim. I dyti është i ndjeshëm dhe nuk falënderonë për dhuratën. Ai e nënvlerëson dhuruesin dhe e zhvlerëson dhuratën. Nëse ai është kështu, është detyrim për të mençurin që të mos i jep më dhurata atij.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free