Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

07.



07. I mençuri dhe frika ndaj Allahut.

01 - I mençuri është i obliguar ta dijë se mençuria ka degët e urdhresave dhe ndalesave, për të cilat ai duhet të ketë njohuri, t’i aplikojë ato në kohën kur kërkohet, që të dallohet nga njerëzit e thjeshtë.

02 - Dega e parë e mençurisë është frika e vazhdueshme ndaj Allahut dhe korrigjimi/përmirësimi i anës së brendshme. Ai që korrigjon anën e brendshme të tij, e jashtmja e tij do t’i korrigjohet nga Allahu. Ai që shkatërron të brendshmen e tij, Allahu do t’ia shkatërrojë anën e jashtme të tij.

03 - Malik bin Dinar ka thënë: “Bën tregti me bindjen ndaj Allahut dhe do të fitosh pa ty kthyer malli prapa.”

04 - Shtylla e adhurimeve në jetën e kësaj bote është që ta përmirësosh anën e brendshme dhe t’i shmangesh asaj që e shkatërron atë.

05 - Njeriu i mençur është i detyruar të kujdeset për anën e brendshme të tij dhe ta ruajë zemrën në çdo rast. Zemra shkatërrohet kur kohët përkeqësohen dhe humbasin kënaqësitë.

06 - Malik bin Dinar ka thënë: “Zemra pa dhimbje demolohet si shtëpia pa banorë. Zemrat e devotshmëve vlojnë nga veprat e mira. Zemrat e mëkatarëve vlojnë nga mëkatet. Allahu sheh brengat tona, prandaj shikoni se me çfarë preokupoheni – Allahu pastë mëshirë mbi ju.”

07 - Hasan el-Basriu ka thënë: “Ju qëndroni këtu dhe prisni që t’ju vijë momenti i vdekjes. Ndërsa, kur të vdisni ju, do ta merrni mesazhin. Prandaj, merrni nga ajo që keni për atë që ju pret!”

08 - I mençuri është i detyruar që të shfrytëzoj devotshmërinë që ka në përmirësimin e të ardhmes së vet, duke korrigjuar anën e brendshme të tij, duke i përmirësuar veprat e tij dhe refuzojë çdo gjë që ia shkatërron bindjen.

09 - Halid er-Rib’ij ka thënë: “Lukmani ka qenë një rob nga Abisinia dhe ka punuar si zdrukthëtar. Një ditë pronari i tij e urdhëroi që ta therë një qengj dhe i tha: “Mi jep dy pjesët më të mira të trupit të qengjit!” Lukmani ia solli gjuhën dhe zemrën. Pas disa, ditësh pronari i tij e urdhëroi përsëri që ta therë një qengj dhe i tha: “Mi jep dy pjesët më të këqija të trupit të qengjit!” Ai ia solli gjuhën dhe zemrën. Pastaj, pronari i tha: “Kur kërkova nga ti që të mi sjellësh dy pjesët më të mira nga trupi i qengjit, ti ma solle zemrën dhe gjuhën dhe kur kërkova nga ti që të mi sjellësh dy pjesët më të këqija të trupit të qengjit, ti prapë mi solle zemrën dhe gjuhën.” Në këtë rast, Lukmani iu përgjigj: “Nëse këto dy pjesë janë të mira, ato janë më të mirat dhe nëse janë të këqija, atëherë ato janë më të këqijat.”

Salih bin Hasan ka thënë: “Hyra tek Umer bin Abdil-Azizi dhe e dëgjova duke thënë: “Robi nuk e ka frikë Allahun para se ai ta shijojë poshtërimin.”

10 - I mençuri kontrollon zemrën e tij me kalimin e kohës, qëndron larg nga çdo ndalese, kryen lloje të ndryshme të urdhëresave dhe është i gatshëm të përmirësohet kur ai bën gabime. Njeriu nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë të gjitha këto, nëse fillimisht nuk sigurohet për atë që është duke vepruar.

01 - Muhamed bin Ali bin Husein ka thënë: “Kur t’i mbush njeriu dyzet vite, një thirrës thërret në qiell: “Udhëtimi gati po fillon. Përgatite ushqimin tënd!”

02 - I mençuri është i detyruar të kujdeset që të mos i ngurtësohet zemra. Nëse mbreti është i mirë, edhe ushtarët janë të mirë e në qoftë se ai është i shkatërruar, edhe ata janë të shkatërruar.

03 - Umer bin Hatabi radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Ulu me ata që shpesh pendohen, sepse zemrat e tyre janë më të butat.”

04 - Një njeri i tha Hasan el-Basriut: “Si jeni? Si e ke gjendjen?” Ai u përgjigj: “Si të jetë gjendja nëse njeriu përjeton mëngjesin dhe mbrëmjen, duke pritur që vdekja ta marrë atë dhe pa e ditur se çfarë do të ndodhë me të?”

05 - el-Hasan el-Basri: “Vepra më e mirë është frika ndaj Allahut dhe meditimi.”



 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free