49.
49. I mençuri dhe elokuenca.
01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Vërtetë ka gojëtari që është magji.”
02 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem e krahasoi gojëtarinë me magjin. Sepse magjistari tërheq zemrën e shikuesve përmes magjisë ndërsa gojëtari tërheq zemrën e dëgjuesve nëpërmjet gojëtarisë dhe retorikës.
03 - Ibn Shubrumah ka thënë: “Unë nuk kam parë një tipar më të mirë tek një burrë sesa gojëtaria, dhe unë nuk kam parë një tipar më të mirë tek një grua se sa trashësia e saj. Kur një njeri flet me gojëtari është sikurse ai të ketë veshur mëndafsh të errët. Kur një njeri ka defekte në të folurit e tij është sikurse ai të jetë i veshur me rroba të grisura. Nëse do ta nënvlerësosh personin e moshuar dhe ta vlerësosh të riun duhet ta mësoshë gramatikën.”
04 - Gojëtaria është veshja më e bukur që një njeri mund të ketë dhe izari më i bukur që mund ta posedon një i mençur. Letërsia është një mik në vetmi, një shoqërim në boshllëk, një bukuri në turmë, një shtesë e mençurisë dhe një dëshmi e dinjitetit. Ai që përfiton nga letërsia si i ri do të përfitojnë nga ajo si i vjetër. Ai që mbjellj një palme të vogël së shpejti do të ha hurmat e freskëta të saj. Të mençurit nuk i shohin të barabartë dy njerëz; gojëtarin dhe të kundërtën e tij.
05 - Selim bin Kutejbe ka thënë: “Ne ishim ulur dhe bisedonim tek Ibn Hubejreh kur ra biseda për gjuhën arabe. Ai tha: “Betohem në Allahun se të dy burra nuk janë të barabartë; të dy kanë të njëjtën origjinë dhe të dytë posedojnë dinjitetin e vet, por njëri ka defekt në fjalimin e tij ndryshe nga tjetri. Më i miri prej tyre në të dy jetët është ai që nuk ka defekte në të folurit.” I thashë: “Allahu e përmirësoftë udhëheqësin! Unë e kuptoj se ai është më i mirë në këtë jetë për shkak të gojëtarisë dhe arabishtës, por çfarë e bënë që ai të jetë më i mirë në jetën tjetër?” Ai u përgjigj: “Ai e lexon Kuranin sikurse ai është shpallur. Njeriu me defkete në të folurit e tij futë tek Kurani atë që nuk i përket atij dhe nxerr prej tij atë që i përket atij.” Atëherë unë thashë: “Udhëheqësi ka folur të vërtetën!”
06 - I mençuri është i detyruar që ta ndez zemrën e tij me letërsi në të njëjtën mënyrë sikurse zjarri ndezet me dru. Ai që nuk e ndez zemrën e tij do të ketë një zemër të errët.
07 - Abdurr-Rrahman bin Mehdi ka thënë: “Nuk pendohem për asgjë sikurse pendohem se nuk kam studiuar gjuhën arabe.”
08 - el-Esma’i ka thënë: “Mësone gramatikën! Izraelitët dolën nga feja për shkak të një germe.” Allahu tha: “O Isa! Unë të kam krijuar (ualladtuk) ty!” Ata lexuan: “O Isa! Unë të kam lindur (ualadtuk) ty! “Si rezultat ata dolën nga feja.”
09 - Njerëzit me nevojën më të mëdha për letërsi dhe gojëtari janë dijetarët sepse ata lexojnë shumë hadithe dhe mirren me aftësi të ndryshme.
10 - el-Esma’i ka thënë: “Asaj që unë i frigohem për momentin, është se në qoftë se ai nuk e dinë gramatikën ai bie në fjalët e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
“Ai që qëllimisht gënjenë për mua le të përgatisë vendin e tij në Zjarr.”
Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem nuk bënte gabime në të folur. Sido që të rrëfesh për të me një pengesë në të folur, ti ke gënjyer rreth tij.”
11 - Shu‘beh ka thënë: “Studenti i cili studion hadithin pa e ditur gramatikën është sikurse si një kafshë me një rastë ushqimi bosh rreth qafës.”