38.
38. Përmendja e mirësisë se pranimit të arsyetimit nga arsyetuesi.
01 - I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
“Ai i cili i kërkon falje vëllait të tij dhe nuk ia pranon faljen, ai do të marrë një dënim të njejtë si ai që merr taksa.” (Hadithi është Hasen).
02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “I mençuri është i obliguar që kur vëllai i tij të kërkoi falje për gabimet apo për mangësitë e kaluara, t`ia pranojë faljen dhe ta llogarisë atë si ai i cili nuk ka gabuar. Sepse unë kam frik se ai i cili nuk i pranon justifikimet nuk do ta arrijë Haudin e të përzgjedhurit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Ai i cili është i pakujdesshëm për shkak të ndonjë arsye, është i obliguar që t`i kërkojë falje vëllait të tij për mangësitë e tij.”
03 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Nuk është e lejuar që të shtohen shumë të kërkuarit falje tek vëllai ytë, sepse shtimi i kërkimit falje është shkak që të çon në dyshime. Unë rekomandoj që të kërkoni falje sa më pak në përgjithësi sepse justifikimet përzihen me gënejshtra. Të pakët janë ata që unë kam parë të cilët janë justifikuar dhe nuk e kanë përzier justifikimin e tyre me gënjeshtër.
Ai i cili e pranon gabimin, meriton të falet për të, pasi poshtërimi në kërkimin e faljes për gabimin bën që zemërimi të shuhet.”
04 - Ebu Kilabe (RahimehUllah) ka thënë: “Nëse të arrin diçka nga vëllai jot të cilën e urren, gjeji atij një justifikim, nëse nuk i gjen ndonjë justifikim, thuaj; ndoshta ai ka ndonjë arsyetim të cilin unë nuk e dij.”
05 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Nuk është e lejuar që të publikohet dënimi ndaj personit të cilit nuk i është publikuar mëkati i tij. Sepse njerëzit më të këqinj janë ata të cilët nuk i fshehin gabimet dhe fajet, dhe në qoftë se ai nuk është i sinqertë, është e obliguar për atë që e din se ai po gënjen dhe akoma e poshtëron veten me arsyetime, që të mos ta ndëshkoj për një mëkat që ka kaluar. Në vend të kësaj, ai duhet ta falënderoi atë për veprën e tij të madhe që tregohet në kërkimin e faljes nga ai. Nuk është mangësi që personi i cili arsyetohet duke poshtëruar veten e tij dhe përulet përpara vëllait të tij kur ai kërkon falje prej tij.”
06 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Kërkimi i faljes e largon shqetësimin, pikëllim, urrejtjen dhe tmerrin. Të pakësosh kërkimet e faljes i fundosin kundërvajtjet e mëdha dhe mëkatet e shumta. Shtimi në kërkimet e faljes të shpien në dyshime dhe në mendime të këqija. Sikur cilësia e vetme e personit i cili kërkon falje, do të ishte se personi i cili kërkon falje nuk është mëndjemadh kur ai kërkon falje, kjo do të kishte qenë e mjaftueshme për ta obliguar personin e mençur që ta falë atë për çdo gabim që vepron.”