Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

45.



45. Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij.

“Biri im i dashur! Gruaja është e qetësia e burrit. Ai nuk mund të jetojë bashkë me të nëse ata nuk bien dakord. Nëse dëshiron të martohesh me një grua, duhet të pyesësh në lidhje me familjen e saj sepse rrënjët e mira japin fryte të mira.

Duhet ta dish se gratë janë të ndryshme. Largoju grave të bezdisshme. Ka gra që vetja ju duket dikushi dhe nënvlerësojnë burrat e tyre. Nëse ajo i jep atij diçka, ajo e sheh veten sipër tij. Ajo nuk falënderon për një trajtim të mirë. Ajo nuk kënaqet nëse ai i jep pak asaj. Gjuha e saj kundër tij është si një shpatë e mprehtë.

Ajo nuk kujdeset për fenë e tij apo jetën në dynja. Ajo nuk kujdeset për të, për hir të shoqërisë apo për hir të fëmijëve të shumtë. Petku i tij është grisur dhe është shpërndarë. Ai zgjohet i mërzitur dhe është i mallkuar në mbrëmje. Pija e tij është hidhërimi dhe ushqimi i tij është urrejtja. Fëmijët e tij janë të devijuar. Shtëpia e tij është e konsumuar. Rrobat e tij janë të pista. Flokët e tij janë të pakrehura. Nëse ai qesh, ai është i poshtëruar. Nëse ai flet, ai është i detyruar. Dita e tij është natë dhe nata e tij është një dhimbje. Ajo e kafshon atë si një gjarpër dhe e shpon atë si një akrep.

Ka gra helmuese. Ato kthejnë shaminë nga fryen era. Nëse ai thotë “Po”, ajo thotë “Jo”. Nëse ai thotë “Jo”, ajo thotë “Po”. Ajo e poshtëron atë.

Ka gra budallaqe. Ato flirtojnë në kohët e gabuara dhe mirren me gjëra që nuk u përkasin atyre. Ajo është e kënaqur me dashurinë dhe të hollat e tij. Ajo ha sikurse gomari kur kullot. Dielli ngrihet pa thënë ajo asnjë fjalë. Shtëpia e tij është e parregulluar. Ushqimi i tij është i ngelur. Pjatat e saj janë me yndyrë. Brumi i saj është i tharë.

Ka gra që janë të dashura dhe tërheqëse. Ato janë të bekuara dhe pjellore. Ato janë të besueshme kur burrat mungojnë. Komshijtë e duan atë. Ajo është e lavdëruar në vetminë e saj dhe kur ajo është me të tjerët. Ajo është një grua fisnike. Ajo është shumë bujare. Ajo flet me zë të ulët. Shtëpia e saj është e pastër. Shërbëtori i saj është i trashë. Djali i saj është i pastër dhe i bukur. Mirësia e saj është e qëndrueshme. Burri i saj kënaqet.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free