53.
53. I mençuri dhe dhuratat.
01 - Është e detyrueshme të marrësh një dhuratë kur të ipet. Nuk lejohet ta refuzoshë atë. Pastaj ai duhet të shpërblejë për të nëse është e mundur dhe të falënderoj për të. Unë rekomandoj vëllezërit që t’i japin njeri tjetrit dhurata. Ky veprim sjell dashuri dhe largon grindjet.
02 - Abdul-Malik bin Rifa’ah el-Fehmi ka thënë: “Dhuratë është një magji e qartë.”
03 - Aban ka thënë: “El-Hasan bin Amarah e morri vesh se al-A’mash e kishte fyer atë. Si rezultat, ai ia dhuroi atij një rrobë. Pastaj el-A’mash e kishet zakon të fliste mirë për të. Njerëzit i thanë: “Si mundesh që së pari ta fyesh atë dhe pastaj ta lavdëroshë atë?” Ai tha: “Khejthemeh më tha se Ibn Mesudi ka thënë: “Zemrat janë krijuar me natyrshmërinë për të dashur atë që sillet mirë ndaj teje dhe ta uresh atë që sillet keq ndaj teje.”
04 - Ibn Sirin ka thënë: “Ata e kishin zakon t’i dhuronin njëri-tjetrit monedha prej argjendi në pjatë.”
05 - I mençur është i obliguar që të përdor gjëra që janë të përshtatura për kohën dhe të jetë i kënaqur me kaderin. Ai nuk duhet të dëshiroj diçka tjetër përveç asaj që i është dhuruar si furnizim. Nëse ai posedon një gjë të pavlerë, ai nuk duhet të mos e jep atë si lëmoshë vetëm sepse ajo nuk ka vlerë tek ai. Një veprim i tillë përbëhet të themi më së paku nga koprracia. Kushdo që nënvlerëson diçka edhe nuk e dhuron atë.
06 - El-Esma’i ka thënë: “Ne shkuam në shtëpinë e Kahmas i cili na i dhuroi njëzet e pesë hurme të kuqe dhe të papjekura. Atëherë ai tha: “Ky është mundi i vëllait tuaj, dhe nga Allahu kërkohet ndihmë.”
07 - Mejmun ka thënë: “Kushdo që dëshiron vëllezër pa diçka duhet të shoqërohet me të vdekurit në varret e tyre.”
08 - Is´haq bin Ibrahim ka thënë: “I është thënë el-Mugireh bin Shu’behs: Çfarë po shijon ende?” Ai u përgjigj: “Nga dhuratat të cilat ia dhurojë vëllezërve.” Ai u pyet: “Kush jeton jetën më të mirë?” Ai u përgjigj: “Ai nga i cili të tjerët jetojnë.” Ai u pyet: “Kush jeton jetën më të keqe?” Ai u përgjigj: “Ai nga i cili askush nuk jeton.”