55.
55. I mençuri dhe dhënia lëmoshë nevojtarëve.
01 - Xhabiri ka thënë: “Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem kurrë nuk ka thënë jo, kur atij i kërkohej ndonjë gjë dhe as nuk e goditi dikë me dorën e tij.”
02 - Unë e rekomandoj çdonjërin që të ketë karaktere të larta dhe të mos i refuzojë lypësat. Është më mirë të mos kesh para se sa të mos kesh karaktere të bukura.
03 - Njeri me të vërtetë i lirë është ai i cili është liruar nga karakteret e tij të bukura. Rob më i keq është ai i cili është i skllavëruar nga karakteret e tij të shëmtuara. Prej gjërave më të mira që mund të posedosh në jetën tjetër janë karakteret e lavdërueshme.
04 - Jusuf bin Asbat ka thënë: “Që kur u krijua bota, paraja kurrë nuk ka qenë aq e dobishëm sikurse është sot.”
05 - Ubejdullah bin Zijad bin Dhijan ka thënë: “Unë e kisha një dajë nga fisi Kelb. Ai e kishte zakon të më thoshte: “Ki ambicie të larta! Sepse ambiciet e larta janë gjysma e dinjitetit.”
06 - Ebu Sulejman edh Dhabbi ka thënë: “Ibrahimi ‘alejhis–selam kishte tetë porta në kështjellën e tij. Pa marrë parasysh se në cilën portë vinte lypësi, i ipej atij.”
07 - Seid bin Abdil-Aziz ka thënë: “El-Hasan bin Ali bin Ebi Talib radijAllahu ‘anhu dëgjoi një burrë pranë tij duke lutur Allahun që ti jep atij 10.000 monedha argjendi. Ai u largua nga aty dhe dërgoi një mesazh tek ai që i dha atij këtë shumë.”
08 - Ebu Said tregon nga mësuesi i tij, i cili tha: “Unë e pashë Ibn-ul-Mubarak duke e kafshuar në dorë shërbëtorin e tij.” I thashë: “A po e kafshon shërbëtorin tënd në dorën e tij?” Ai u përgjigj: “Sa herë duhet ti them atij që të mos i numëroj monedhat për lypësat? Jepu atyre ca grushte monedha!”
09 - I mençuri është i deturuar që tu japë të tjerëve dhe të trajtojë të tjerët mirë. Ai duhet të fillojë me ata që janë më shumë të detyrueshëm për tu kujdesur mirë ndaj tyre dhe pastaj ata që vijnë pas tyre. Ai duhet të fillojë me familjen e tij, pastaj me vëllezërit dhe fqinjët e tij dhe kështu me radhë. Ai duhet të sigurohet që prioritet të kenë njerëzit fetar dhe dijetarët.
10 - I mençuri fillon tu japë të tjerëve para se të kërkohet prej tij. Është më mirë për të marrë hapin e parë se sa të konpensoshë për të. Është më mirë që të mos lypësh sesa të japësh. Bamirësia është e mirë kur ajo të plotësohet dhe pastaj vazhdon. Fundi i mirë pastron fillimin. Është më mirë të japësh pasi që nuk ke dhënë sesa të mos japësh pasi ke dhënë.
11 - Bamirësia më e mirë që ndikon në zemër më së shumti dhe zgjatë dhe shmang fatkeqësitë më së miri është lëmosha që nuk përfundon duke ia përkujtuar atë personit që ia ke dhënë.