19.
19. I mençuri dhe armiqësia ndaj njerëzve.
01 - I mençuri duhet ta dijë se, ai që e do atë nuk ia ka zili, dhe se ai që nuk ia ka zili nuk i bëhet armik në asnjë moment. Prandaj, duhet pasur kujdes ndaj armikut të fshehur më shumë sesa ndaj armikut të hapur.
02 - Veprimi më i mirë për të mençurin është që të qëndroj nga larg çdo lloji i armiqësive se të hyjë në to.
03 - El-E’uer ka treguar se, Ismai’li ka thënë: “Armiqësinë e një personi mos e blej qoftë edhe me dashurinë e 1000 njerëzve.”
04 - Nuk i lejohet njeriut të mençur që të hakmerren për të keqen që ia bën dikush. Gjithashtu, nuk është e lejueshme për të që të mallkojë dhe të përgojojë armikun e tij. Ndihma më e mirë që mund të jepet kundër atij që të shkakton armiqësi, është që ai (armiku) të përmirësohet në lëshimet që i bën, e të cilat janë shkak që ty të të shkaktoj probleme.
05 - I mençuri shikon vendin se ku do të vejë këmbën para se të marrë hapin. Pastaj i afrohet armikut gjithnjë e më afër (në mënyrë që ta përfitoj atë (v.p.)), por jo në atë formë që e bën armikun t’i hudhet mbi. I mençuri nuk urren përderisa mund të gjej rrugëdalje deri tek dashuria ndaj personit. Nuk urren atë që detyrohet të jetoj me të, dhe nuk i shfaq armiqësi armikut të zemëruar dhe të padurueshëm. Kjo është zgjidhja e vetme për të shpëtuar prej tij.
06 - Pozita më stabile ndaj armikut është të mos flitet keq për të përderisa nuk është koha për një gjë të tillë. Fitorja më e lehtë ndaj armikut është që armiqtë tuaj të merren me njëri-tjetrin.
07 - Ibnus-Simak ka thënë: “Mos u frikëso nga ai i cili ruhesh, por ki frikë nga ai të cilit i beson!”
08 - Armiqësia e krijuar pas miqësisë me dikë është shumë e shëmtuar, ndërsa i mençuri nuk e bën një gabim të tillë! Nëse ndodhë që ai të bie në këtë, gjithnjë e lë një hapësirë që të kthehet prapa dhe të përmirësohet.
09 - Abdullah bin Hasan i ka thënë Muhamedit birit të tij: “Të këshilloj që të kesh kujdes e të mos armiqësohesh me askënd prej njerëzve. Sepse, armiqësia nuk të shpëton nga planet fatkeqe e dinake të armikut të mençur, dhe as nga sulmet e papritura të injorantit.”
10 - I mençuri kurrë nuk ka armiqësi ndaj askujt. Sepse, armiqësia patjetër se do të jetë ndaj njërit prej dy personave: armikut të mençur, nga planet dinake të të cilit kurrë nuk mund të jesh i sigurt, ose ndaj injorantit, sulmet e të cilit gjithnjë janë të atypëratyshme dhe asnjëherë nuk je i sigurt nga ai.