Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

37.



37. Përmendja e ndëshkimit ndaj pranimit të fjalës së thashethemxhive apo gënjeshtarëve. 

01 - Hudhejfja (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thënë:

“Nuk do të hyjë në xhennet thashethemxhiu.”

02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Janë të obliguar të gjithë njerëzit që të largohen nga të gjitha mendimet shkaqet e të cilave të shpien në urrejtje dhe ndarje mes njerëzve. I mençuri nuk futet në mendimet të cilat i përmendëm dhe as që i pranon fjalët e thashethemxhiut sepse ai e din se çfarë gjynahu merr dhe çfarë ndëshkimi ka për thashethemxhiun për veprën e tij.”

03 - Sulejman Ibn Daud (RahimehUllah) i ka thënë birit të tij: “Biri im! Bëj kujdes nga thashethemet sepse ato janë më të mprehta se shpata.”

04 - Amr Ibn Mejmun (RahimehUllah) ka thënë: “Kur Musa i biri i Imranit nxitoi që të takohet me Zotin e tij, pa një burrë poshtë Arshit dhe dëshiroi edhe ai një vend si të atij burri, dhe e pyeti Zotin e tij që t`i tregoi emrin e atij burrit.”

05 - Zoti iu përgjigj dhe i tha: “Unë nga veprat e tij do të të tregoj tri vepra; Ai nuk i kishte zili (hased) njerëzit për ato gjëra që Allahu i kishte dhënë atyre, nuk ishte i keq me prindërit e tij dhe nuk merrej me thashetheme.”

06 - El-Utbijju (RahimehUllah) ka thënë: “E kam dëgjuar një grua beduine duke e këshilluar të birin e saj, i thoshte: Ruaji sekretet dhe ki kujdes nga thashethemet sepse thashethemet nuk lënë miqësi vetëm se e prishin atë dhe çdo urrejtje vetëm se e ndez (edhe më shumë) atë.”

07 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Duhet patjetër që të ruhemi nga të ulurit me atë që është i njohur për thashetheme, as duhet t`i besojmë dashurisë (që shfaq) së tij dhe nuk duhet t`i vazhdojmë lidhjet apo të jetojmë me të.”

08 - Ibrahim Ibn Ebi Uljeh (RahimehUllah) ka thënë: “Isha i ulur me Ummu Derdan, i erdhi dikush dhe i tha; Oj Ummu Derda! Një burrë të shau ty tek Abdul Melik Ibn Meruan.” Ajo u përgjigj dhe tha: “Disa herë akuzohemi me atë që nuk gjendet tek ne e disa herë ngrehemi (duke u lavdëruar) me diçka e cila nuk gjendet tek ne.”

09 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Obligohet i mençuri që t`i injorojë (mos t`i japi rëndësi) fjalëve që transportojnë thashethemexhijtë duke i refuzuar të gjitha ato me mirësi si dhe të largohet nga gjërat që nuk i përshtaten njerëzve të mençur.”

10 - Jahja Ibn Ebi Kethiri (RahimehUllah) ka thënë: “Atë që e arrin thashethemexhiu për një orë (kohë të shkurtër) nuk e arrin magjestari për një muaj.”

11 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Prej fryteve të thashethemeve është se ato i heqin perdet (gjërave që janë të mbuluara dhe zbulohen), i përhapin sekretet, nxisin urrejtje, e largojnë dashurinë, e ripërtërisin (e shtojnë) armiqësinë, e ndajnë xhematin, e rrisin urrejtjen dhe e shtojnë frikën.

Nëse dikush lajmërohet se vëllai i tij i ka bërë diçka, atëherë obligohet ta këshillojë atë duke ia pranuar ndjesën nëse ajo thuhet dhe duke ia pranuar arsyetimin nëse arsyetohet. Nuk duhet ta kritikojë shumë, duke u siguruar dhe duke qenë falenderues kur të drejtat të ruhen, duhet të jetë i durueshëm kur ato (të drejtat) humbin dhe të jetë këshillues kur trajtohet me të keqe.”

12 - Alij Ibn Ebi Talib (radijaAllahu anhu) ka thënë: “Mos kritiko shumë sepse kritika mbjell urrejtje të madhe, dhe shtimi i tepërt i kritikës është prej edukatës së keqe.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free