Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

21.



21. I mençuri dhe shoqëria. (02)

01 - Nëse nuk përfitoni nga shoqëria juaj, atëherë dije se, më mirë që të ulesh me një qen sesa me të! Ai që shoqërohet me një njeri të keq asnjëherë nuk është i sigurt, ashtu siç dhe bëhesh i dyshimtë nëse ecën rrugëve të tilla (të dyshimta) apo të rrugëve të këqija.

02 - Hasan el-Basriu ka thënë: “Humbja jote më e madhe është të humbasësh një personi i cili gjithmonë të jep mendimin e tij dhe të këshillon kur ti ke nevojë. Mirëpo, kur ta humbasësh atë, do ta kërkosh një tjetër, dhe nuk do ta gjesh dot!”

03 - Uehb ka thënë: “Allahu mund të shpëtojë një fis të tërë për hir të një njeriu të mirë!”

04 - I mençuri është i detyruar të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga shoqëria që nuk e ndihmon atë për ta përmendur Allahun, që nuk e ndihmon atë kur ai harron përmendjen e Tij dhe kur ai është i pakujdesshëm (ndaj përmendjes së Allahut), ata e shtyjnë që të mos e përmend Atë.

05 - Ai i cili shoqërohet me shokë të këqij, ai është më i keqi prej tyre. Ashtu siç njeriu i mirë shoqërohet vetëm me të devotshmit, edhe i keqi shoqërohet me mëkatarët. Nëse detyrohesh që për një çast të shoqërohesh me dikë, atëherë shoqërohu me ata të cilët kanë dinjitet.

06 - Abdul-Vahid bin Zejd ka thënë: “Shoqërohuni me ata që janë fetarë nga njerëzit e kësaj jete dhe jo me dikë tjetër. Nëse detyrohesh që të shoqërohesh me dikë tjetër, atëherë shoqërohu vetëm me ata që kanë dinjitet, ngase, ata nuk janë të pasjellshëm.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free