51.
51. I mençuri dhe besueshmëria.
01 - I mençuri është i detyruar të jetë i denjë në mënyrë që ai të zotëroj cilësi të bukura aq sa të mundet dhe ti shmanget cilësivë të këqija aq sa të mundet.
02 - Unë nuk kam parë askënd që është aq humbës i madh dhe aq budalla dhe qesharak se sa personi që mburret me cilësitë e paraardhësve të tij ndërsa vetë nuk i ka ato.
03 - Hasan el-Basri ka thënë: “Nuk ka fe pa dinjitet.”
04 - Disa thanë se dinjiteti është që ti japësh ushqim axhallarëve, të shtoshë pasurin dhe të ulesh në karrige në shtëpinë tënde.
- Disa thanë se dinjiteti është që të jeshë i drejtë ndaj atij që është më i ulët se ti, ta nderosh atë që është më i lartë se ti dhe të shpërbleshë një dhuratë me po aq shumë.
- Disa thanë se dinjiteti është që ta pranosh të vërtetën dhe të kujdesesh për mysafirët.
- Disa thanë se dinjiteti është që ta flasësh të vërtetën, të durosh më të kqijat e fqinjit, tu japësh njerëzve dhe të mos i bezdisësh njerëzit e huaj dhe fqinjët.
- Disa thanë se dinjiteti është vetëm që të mos posedosh karaktere të shëmtuara.
- Disa thanë se dinjiteti është të jeshë i butë dhe të ke karaktere të bukura.
- Disa thanë se dinjiteti është të përmbahesh dhe të punosh; të përmbahesh nga ajo që Allahu e ka ndaluar dhe të punoshë me atë që Allahu e ka lejuar.
- Disa thanë se dinjiteti është të jesh mirënjohës kur të ipet diçka, të jesh i durueshëm kur sprovohesh, të falësh kur ke mundësin të dënoshë dhe të përmbushësh premtimin kur premtonë.
- Disa thanë se dinjiteti është të jesh i dashur dhe i zgjuar.
- Disa thanë se dinjiteti është që ti shmangesh çdo gjëje të dyshimte, sepse i dyshuari nuk është fisnik, ta shtosh pasurin tënde, sepse i varfëri nuk është fisnik, dhe ta furnizoshë familjen tënde, sepse ai familja e të cilit ka nevojë për të tjerët nuk është fisnik.
- Disa thanë se dinjiteti është të qenurit i pastër dhe aromatik.
- Disa thanë se dinjiteti është elokuenca dhe tolerimi.
- Disa thanë se dinjiteti është të kujdesurit për marrëveshjet dhe respektimi i kontratës.
- Disa thanë se dinjiteti është të bësh shaka dhe të buzëqeshësh.
05 - Ata kanë mendime të ndryshme për dinjitetin, por ato janë të gjithë të përafërta.
06 - Sipas meje, dinjiteti është ti shmangesh të gjitha veprave që Allahu dhe myslimanët i urrejnë dhe të bëjë të gjitha veprat që Allahu dhe myslimanët i duan.
07 - Ibn Sirin ka thënë: “Tre gjëra nuk i përkasin dinjitetit; ngrënia jashtë në treg, të parfumosurit tek shitësi i parfumeve dhe shikosh në pasqyrë tek njeriut që bën hixhame.”
08 - Esh-Sha’bi ka thënë: “Nuk është dinjitet të shikosh në pasqyrë tek njeriut që bën hixhame.”
09 - Ebu Kilabeh ka thënë: “Nuk është e dinjitet që të fitosh para nga shoku ytë.”
10 - Muavija bin Ebi Sufjani ka thënë: “Sëmundja e dinjitetit qëndron në të paturit miq të këqijë.”
11 - Sherik ka thënë: “Poshtërimi i botës është në pesë gjëra: të vizitosh hamamet para agimit pa kovë, të ecësh në një kalim për këmbësorë pa kalim ku nuk ka udhëkryq, të shkosh në leksion pa libër, nevojat e të nderuarit e personit më të ulët se ti dhe nevoja e burrit për gruan e tij.”