26.
26. I mençuri dhe ahmaku. (02)
01 - Disa nga cilësitë e ahmakut janë nxitimi, moskujdesi, mosveprimi, mëkatet, injoranca, urrejtja, ligësia, lavdërimi i vetvetes, kundërshtimet e tepërta, zilia, padrejtësia, mashtrimi, neglizhenca, harresa, mashtrimi, veprimet e turpshme, arroganca, armiqësia dhe përbuzja.
02 - Një nga shenja më e mëdha e ahmakut është gjuha e tij. Zemra e tij është në majën e gjuhës, ajo që i vije në mendje, menjëherë e shpreh gjuha e tij.
03 - I mençuri duhet t’i shmanget personit që ka këto cilësi dhe e ka për obligim që të braktis shoqërimin me të. Ata që kanë cilësi të tilla, shpeshherë ndodh t’i vërsulen atyre që shoqërohen me ta (kacafyten me ta padrejtësisht).
04 - Uehb bin Munebih ka thënë: “Ahmaku është sikurse petku i shqyer nga të gjitha anët. Nëse e arnon njërën anë, ana tjetër shqyhet. Ai është sikurse gota balte e thyer. As nuk mund të riparohet e as të rikthehet në baltë.”
05 - Nëse shoqërohesh me ahmakun, gjithnjë do të vuash prej tij. Kur t’i shmangesh do të të përgojojë. Nëse ai të jep ndonjë gjë apo të kryen ndonjë shërbim, do ta kujtoj atë gjë. Nëse ti i jep atij apo i kryen ndonjë shërbim, ai është jo-falënderues. Nëse ta tregon ndonjë sekret, dyshon në ty, e nëse ti i tregon një sekret atij, ai të mashtron (e përhapë atë). Nëse ai është mbi ty të nënvlerëson, e nëse ai është nën ty atëherë të fyen.
06 - Ahmaku beson se ai është krijesa më e mençur dhe se të gjithë të tjerët janë të marrë deri në një masë! Ahmaku urrehet nga njerëzit dhe do mbetet i pa njohur në botë (për mirësinë e pretenduar të tij (v.p.)). Veprimet e tij nuk janë të mira. Ai nuk është i lavdëruar tek Allahu dhe as tek njerëzit e mirë. Ndërsa i mençuri, është i dashur tek njerëzit dhe zotëria në mesin e tyre. Allahu është i kënaqur me veprimet e tij në jetën tjetër dhe njerëzit e mirë janë të kënaqur me veprimet e tij në jetën e kësaj bote.
07 - Hasan el-Basriu ka thënë: “Më e dashur për mua është që një i mençur të ma kthej shpinën, sesa të më dojë një ahmak.”
08 - Njeriu i mençur e ka për detyrë të mos shoqërohet me dikë që nuk përfiton prej tij.
09 - Prej tipareve të mençurit janë dhembshuria, heshtja, qetësia, sinqeriteti, sakrifica, urtësia, dija, devotshmëria, drejtësia, forca, vendosmëria, shkathtësia, butësia, toleranca, ulja e shikimit, dëlirësia dhe trajtimi i mirë i të tjerëve.
Nëse i jepet mundësia njeriut që të shoqërohet me ndonjë të mençur, ai duhet të mos i ndahet atij për asnjë çast dhe për asnjë arsye.
10 - Malik bin Dirhem ka thënë: “Një herë prej herësh, përderisa isha në udhëtim e sipër, kalova pran një manastiri në të cilin pash një murg, më përshëndeti dhe, edhe unë e përshëndeta. Ndër tjerash më tha: “Të këshilloj që të kesh kujdes nga shoqëria e cila nuk ke dobi. Mos u ul afër dhe as larg saj.”