36.
36. Përmendja e cilësive të të mençurit dhe të keqit.
01 - Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “U tha: “O i Dërguari i Allahut! Cilët janë njerëzit më të mirë?”
Tha: “Njerëzit më të mirë tek Allahu janë ata më të devotshmit.”
Ata thanë: “Ne nuk të pyetëm për këtë.”
Tha: “A po më pyesni mua për origjinën e Arabëve?”
Ata thanë: “Po.”
Tha: “Më i miri prej jush në periudhën e injorancës është më i miri prej jush në islam nëse ata e kuptojnë (fenë).”
02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njeriu më i mirë është ai që më së shumti i friksohet Allahut. Njeriu i mirë është personi i devotshëm.
Devotshmëria është vendosshmëria për të vepruar gjërat e urdhëruara dhe për tu përmbajtur nga të gjitha gjërat e ndaluara. Atij që i është vërtetuar vendosshmëria në këto dy cilësi, ai është “i devotshmi” dhe e meriton që të quhet “më i miri”. Ndërsa ai që i humb te dyja ato apo njërën prej tyre apo një pjesë prej tyre, të tillit i mangësohet nga mirësia e tij aq saka humbur prej tyre.”
03 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njeriu i mirë nuk është urrejtës, as ziliqar, as që kënaqet me diçka që e ka goditur dikënd, as nuk i sulmon të tjerët, as nuk e proekupon veten me gjëra të kota, as nuk është i shkujdesur derisa të shkatrrohet, as keqbërës, as mburrës, as gënjeshtar, as nuk mërzitet shpejt, as nuk i këput lidhjet me shokun e tij, as nuk i dëmton shokët e tij, as nuk e humb atë për të cilën është përgjegjës, as nuk ka mungesë respekti në dashuri, ai i jep atij prej të cilit nuk pret që t`ia kthejë atë të mirë, ai e siguron atë që nuk ka frikë, ai fal kur ka mundësi të dënojë apo marr hak dhe i vazhdon lidhjet me ata të cilët i këpusin ato.”
04 - Ibrahim Ibn Shikiletu (RahimehUllah) ka thënë: “Çdo gjë ka jetë dhe vdekje. Ajo që i jep jetë njeriut të mirë është kontakti me njërëzit e mirë. Ndërsa ajo që i jep jetë njeriut të keq është shoqërimi me njerëzit e këqinj.”
05 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njeriu i mirë bëhet i butë kur ai fiton ndjeshmërinë, ndërsa i keqi bëhet i vrazhdë kur trajtohet me mirësi. Njeriu i mirë i çmon njerëzit e mirë dhe nuk i poshtëron të këqinjtë. Ai nuk e dëmton/bezdis të mençurin dhe as nuk bën shaka me budallain. Ai nuk shoqërohet me mëkatarin e paturpshëm porse u jep përparësi vëllezërve të tij duke u dhënë atyre atë çfarë ai zotëron…”
06 - Ibrahim Ibn Ebi Alijjeh (RahimehUllah) ka thënë: “Kam parë Salim Ibn Abdullahin dhe Muhammed Ibn Abdul Aziz duke ecur me kalë në tokën romake. Njëri prej tyre e la kafshën e tij që të pushojë ndërsa tjetri ndaloi në mënyrë që të vinte tjetri (ai që pushoi).”
07 - Unë e pashë se si Salim bin Abdil-lah dhe Muhamed bin Abdil-Aziz shalëronin në Perandorinë Romake. “Kur njëri prej tyre ishte duke pushuar kalin e tij, tjetri ndalohej në mënyrë që ai tjetri ta zinte atë.”
08 - Sha’biu (RahimehUllah) ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata që duan shpejtë dhe urrejnë ngadalë, të tillët ngjasojnë me gotën e argjendë e cila thyhet ngadalë dhe riparohet shpejtë. Njerëzit më të këqinj janë ata që duan ngadalë dhe urrejnë shpejtë, të tillët ngjasojnë me gotën prej balte e cila thyhet shpejtë dhe riparohet ngadalë.”
09 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njeriu i mirë është ai që kur i jipet diçka falenderon, ndërsa atë që nuk i jep gjë ai e arsyeton, ndërsa ata që i këpusin lidhjet me të ai i vazhdon ato, ai që i mban lidhjet me të, atij i jep përparësi, kush kërkon prej tij, ai i jep, ndërsa atij që nuk kërkon, ai fillon dhe i jep, nëse dikush mendon se ai është i dobët, e mëshiron atë, nëse dikush e mendon si të dobët, ai e shikon vdekjen më të mirë për të se sa ajo çka ai përcepton për të. Ndërsa njeriu i keq, është e kundërta e çdo gjëje që kemi përmendur.”
10 - Ebu Isa (RahimehUllah) ka thënë: “Ibrahim Ibn Ed`hem ishte fisnik. Ai shoqërohej me njerëzit ashtu siç ata ishin dhe hante me ta.” Tha: “Ndonjëherë ai u dhuronte atyre mish të pjekur në skarë dhe lloje hurmash. Ndodhte që kur ai ishte i vetëm me shokët e tij, me të cilët ai ndjehej rehat, ndodhte që ata të bënin mundje.” Tha: “Ai bënte punën e dy burrave dhe kur ai ishte vetëm, hante brum (miell të përzier) me ujë.”
11 - Ebul Hauari (RahimehUllah) ka thënë: E kam dëgjuar babain tim duke thënë; “Nuk ka njeri të cilit nuk i pranohet pendimi, përveç atij me karakter të keq. Ai nuk pendohet nga ndonjë mëkat vetëm se do të bjerë një mëkat më të keq (se ai që u pendua).”
12 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Njeriu i mirë në këtë jetë len pas tij gjurmë të lavdërueshme. Veprat e tij janë të pranuara në jetën tjetër. E don atë ai që është larg dhe ai që është afër, i pakënaquri dhe i kënaquri ndjehen rehat me të. Armiku dhe i keqi qëndrojnë larg tij, shoqërohen me të, të mençurit dhe më të mirët. Unë nuk kam parë asnjë gjë që më së shumti e ul fisnikërinë e njeriut të mirë sikurse varfëria, pavarësisht nëse ajo është në zemër apo në materie.”
13 - Ebu Xhuhejfe (RahimehUllah) ka thënë: “Uluni me të moshuarit, shoqërohu me të mençurit dhe pyesni dijetarët.”