18.
18. I mençuri dhe lidhja vëllazërore. (03)
01 - I mençuri nuk duhet ta përul vëllanë e tij për gabimin që ai mund të bëj. Ngase, në përgjithësi, ata kanë natyrshmëri të njëjtë. Prandaj, secili duhet të ketë durim me vëllanë e vet.
02 - I mençuri nuk duhet të ketë zili vëllezërit e tij. Zilia ndaj vëllait e infekton dashurinë ndaj tij, ashtu sikurse bujaria dhe zemërgjerësia në dashuri është shtytësi më i madh i angazhimit në të vepruar. Dashuria e vërtetë në asnjë mënyrë nuk mund të burojë nga një zemër e sëmurë. Njeriu duhet që të mos e bezdis/rëndon vëllanë e tij. Ndërsa, ai që e bezdis/rëndon vëllanë, e lë të qetë armikun dhe ia lehtëson atij punën (ndaj tij dhe vëllait të tij (v.p.)).
03 - Një nga faktorët që më së miri ngushëllon në rast telasheve, është të pajtuarit me caktimin e Allahut dhe takimi me vëllezërit.
04 - Ibrahim bin Abdil-lah el-Adani ka thënë: U pyet Sufjan eth-Theurij në lidhje me ujin (burimin) e jetës, kurse ai u përgjigj duke thënë: “Takimi me vëllezërit.”
05 - Sufjan eth-Theurij ka thënë: “Ka ndodhur që të kem takuar një vëlla dhe të kem përfituar nga ai takim një muaj më pas!”
06 - Ebu Sulejmani ka thënë: “Kam shikuar në një nga vëllezërit e Irakut, dhe përgjatë një muaji sa veproja ndonjë gjë, më dukej se atë e kam pranë.”
07 - Rabi’ah ka thënë: “Dinjiteti është dy llojesh: Dinjiteti i udhëtimit dhe dinjiteti i shtëpisë.
01 - Dinjiteti në udhëtim është që të t’i paguash shpenzimet e të tjerëve, të mos jesh i përçarë me shokët dhe të bësh shaka shumë por pa e zemëruar Allahun.
02 - Dinjitet në shtëpi është të qenit i rregullt në xhami, të kesh shumë vëllezër që i do për hir të Allahut dhe të lexosh shumë Kuran.”