Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

05.



05. Kapitali i mençurisë qëndron në njohjen e pasojave të mundshme. 

01 - Kapitali i mençurisë qëndron në njohjen paraprake të pasojave të mundshme.

02 - Është e detyrueshme për të mençurin që t’i shmanget tri gjërave, ngase ato e shkatërrojnë mençurinë e tij më shpejt sesa zjarri që djeg barin e thatë: të qeshurit e shumë (të qeshurit me zë të lartë), shpresat e shumta dhe konfirmimi i pasaktë (kur dëshiron të vërtetosh ndonjë gjë).

03 - I mençuri për shokun e tij jep jetën dhe pasurinë, atij ia ofron njohuritë, tregohet me të i afërt dhe ia jep çdo gjë që është e vetja; armikut ia jep drejtësinë dhe devotshmërinë, ndërsa personit të rëndomtë i ofron buzëqeshje dhe përshëndetje.

04 - I mençur merr ndihmë vetëm nga ai për të cilin e di se dëshiron ta ndihmojë, flet vetëm me atë nga i cili përfiton, përveç në ndonjë rast urgjent.

05 - I mençuri nuk tregon për dijen që posedon, ngase cilësi e të mençurve nuk është të pretendojnë se dinë, por cilësi e të mençurve është kur të tjerët ia atribuojnë dijen atij (të mençurit) dhe mos mërzia për gjërat e dynjallëkut kur ata i humbasin.

06 - I mençuri respektohet edhe nëse nuk ka pasuri, ashtu siç njerëzit frikësohen nga luani edhe nëse ai është i sëmurë.

07 - Fjalimi i të mençurit është i drejtë, sikurse trupi i shëndetshëm, e të folurit e injorantit është i shtrembër, sikurse trupi kur sëmuret.

08 - Fjalimi i të mençurit edhe nëse është i shkurtër, lë përshtypje shumë pozitive, sikurse mëkati i mëkatarit edhe nëse është i vogël, përshtypja që lë është shumë e madhe (ngase vjen si rezultat i të keqes së madhe që ai ka).

09 - Prej mençurisë është që të sigurohesh për veprimin që dëshiron ta bësh.

10 - Sëmundja e mençurisë është dashuria ndaj vetvetes. I mençuri e ka për detyrë që të bëjë durim me fqinjin e keq, shoqëruesin e keq dhe me ndenjësin e keq, ngase atyre nuk mund t’i shmanget gjatë tërëjetës së tij.



 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free