Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

17.



17. I mençuri dhe lidhja vëllazërore. (02)

01 - Kushdo që mund të ndihmojë vëllanë e tij me diçka që e lehtëson fatkeqësinë e tij ose vështirësin e tij duhet ta bëjë këtë.

Myslimani e ka për obligim të mos jetë shkaktar që vëllai i tij të humbas diçka për të cilën ai ka nevojë. Ngase ky veprim për të është fatkeqësi dhe besimtari nuk duhet t’i gëzohet vëllait të vet me këtë.

02 - I mençur nuk duhet të ketë lidhje vëllazërore me mëkatarët. Sepse mëkatari është sikurse gjarpri i shurdhër i cili vetëm di të kafshoj dhe të lëshoj helmim. Dije se, mëkatari ka shoqëri dhe mban lidhje vëllazërore me të tjerët vetëm për interesat e tij personale. Fisniku krijon simpati për fisnikun vetëm nga një takim i vetëm, edhe nëse ata nuk takohen më pas kësaj here!

03 - Sufjani tregon se, Junus bin Ubejd u godit me një fatkeqësi; kështuqë, disa i thanë atij: “A nuk të ka vizituar Ibn ‘Aun?” Ai tha: “Nëse ne besojmë në dashurinë e vëllait tonë ndaj nesh, atëherë nuk dëmtohemi nëse ai nuk na viziton.”

04 - I mençuri nuk duhet të jetë arrogant e i pasjellshëm ndaj vëllezërve të tij. Nëse ai e bën një gabim të tillë, duhet që t’i jap fund menjëherë. Njeriu nuk duhet të jetë i pakujdesshëm qoftë edhe ndaj një sjelljeje të pahijshme.

Ai që e nuk është i kujdesshëm ndaj sjelljeve të këqija edhe në rast se ato janë të vogla, shumë shpejt ai mund të bëj sjellje të këqija të mëdha. Prandaj, është detyrë e çdonjërit që menjëherë t’i jap fund sjelljeve të këqija pa asnjë vlerësim ndaj vetvetes. Nuk ka mirësi në besueshmërinë pa besnikëri, ashtu siç nuk ka mirësi në dijen pa pasur frikë Allahun.

05 - I mençuri duhet të ketë lidhje vëllazërore vetëm me njerëz që kanë të menduar të pastër/të mirë, fe të mirë, dije e moral të mirë, mençuri e cila është fituar për shkak të qëndrimit të vazhdueshëm me të devotshmit. Dhe dije se, të shoqëruarit me një budalla i cili është rritur me njerëz të mençur është më e mirë sesa të shoqëruarit me një të shkathët i cili është rritur me njerëz injorantë!

06 - I mençuri hulumton në lidhje me njerëzit para se ai të krijoj lidhje vëllazërore me ta. Një nga përvojat më të mira të një personi është shprehja e dashurisë edhe në raste të zemërimit.

07 - Llukmani e kishte porositur djalin e tij duke i thënë: “Bir i dashur! Nëse dëshiron të krijosh lidhje vëllazërore me një njeri, atëherë fillimisht duhet ta zemërosh atë! Në rast se ai nuk është i drejtë ndaj teje kur ai është i zemëruar, ti duhet ta braktisësh atë menjëherë.”

08 - Shu’be ka thënë: “Një herë prej herësh, Ibn Mesudi radijAllahu ‘anhu i tha shokëve të tij: “Ju jeni ata të cilët ma largoni mërzinë!”

09 - Halid bin Safuan ka thënë: “Vetëm tri gjëra kanë mbetur nga kënaqësitë e kësaj bote: lidhja bashkëshortore, të kesh fëmijët pranë dhe takimi me vëllezërit.”

10 - I mençuri duhet ta dijë se, asnjë lumturi nuk mund të krahasohet me lumturinë që vjen nga të shoqëruarit me vëllezërit, dhe se asnjë brengë nuk mund të krahasohet me humbjen e tyre!

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free