28.
28. I mençuri dhe dhënia pas kësaj bote.
01 - Allahu Azze ue Xhel ka bërë njeriun të jepet pas kësaj bote kalimtare aq sa të mos shkatërrohet ajo. Ngase, kjo botë është shtëpia e të devotshmëve, vendi ku të nënshtruarit ndaj Tij punojnë për të fituar shpërblime dhe vend ku njeriu e mbush bagazhin me vepra të mira. Sikur të kishin hequr dorë nga kjo botë, atëherë ajo do të shkatërrohej. Gjë e cila do të shkaktonte që njerëzit të mos kenë mundësi që ti kryejnë obligimet e Allahut, e lëre më kur jemi tek veprimet vullnetare që i bëjnë robit dobi në ahiret.
02 - Është e qortueshme që njeriu ta lë anash dynjanë.
03 - Ibnul-Mubarak ka thënë: “Bujaria e mos preokupimit me atë se çfarë kanë të tjerët, është më me vlerë sesa bujaria në dorëlirësi ndaj të tjerëve. Dinjiteti i të qenit i kënaqur me atë që ke është më me vlerë sesa dorëlirësia ndaj të tjerëve.”
04 - Ibn Sirini ka thënë: “Nëse gjërat nuk janë ashtu si dëshiron ti, atëherë duaji ashtu siç janë.”
05 - Njeriu më i pasur është ai që nuk është rob i kësaj bote. Kurse, njeriu më i varfër është ai që udhëhiqet nga robëria pas kësaj jete. Dhënia pas kësaj bote është arsye pse gjërat zhvendosen nga vendi i tyre. Dhënia pas kësaj bote është e ndaluar (ngase ajo e vdes zemrën e njeriut), ashtu siç frika shkakton vdekjen. Nëse dëmi i vetëm i dhënies pas kësaj bote do të ishte llogaridhënia e gjatë para Allahut për atë që ka fituar, do të ishte e mjaftueshme që besimtari të mos jepej pas kësaj bote.
06 - Dhënia pas kësaj bote nuk do ta shtojë rrizkun. Po që se vepron kështu, më së paku që mund të dënohet është se, nuk do ta shijoj atë që e ka deri më tash. Kështu që, njeriu lodhet për të arritur diçka që ai nuk është i sigurt nëse do ta arrij atë apo do të vdes. Nëse i dhëni pas kësaj bote nuk do të ishte i tillë, por më shumë do mbështetej në Krijuesin e qiejve, do të furnizohej me atë që në realitet as që e ka pritur.
07 - Dhënia pas kësaj bote është shenjë e varfërisë, ndërsa koprracia petku i varfërisë. Koprracia është ushqim i të dhënit pas kësaj jete, ashtu siç fanatizmi e ushqen injorancën. Mosbamirësia është vëllai i të dhënit pas kësaj bote, ndërsa mendjemadhësia është vëllai binjak i budallallëkut.
08 - Transmeton Abdirr-Rrahman el-‘Utbi se babai i tij ka thënë: “Benu israilët u grinden në lidhje me kaderin 500 vjet. Pastaj ata shkuan tek njëri prej dijetarëve të tyre në mënyrë që ai të gjykonte mes tyre.” Ata thanë: “Na trego për kaderin? Por bëjë këtë shkurtimisht dhe qartë, në mënyrë që njerëzit e thjeshtë ta kenë më të lehtë që të kuptojnë.” Ai tha: “Kjo është humbje për të mençurit dhe fitore për injorantët”.”
09 - Ai që i nënshtrohet dhënies pas kësaj bote nuk do të ketë paqe dhe rahati asnjëherë. Ngase gjëja e tillë në vazhdimësi i sjell njeriut probleme.
10 - I mençuri e ka për detyrë që të mos jepet shumë pas kësaj jete në mënyrë që të mos fajësohet në dynja dhe ahiret. Por qëllimi i tij duhet të jetë që t’i përmbush obligimet e Allahut. Atij që i mungon synimi i shëndoshë do ta dëmtoj veten dhe do ta lodhë trupin. Ai i cili jepet pas kësaj dynjaje në këtë mënyrë (pra, me qëllime të pastra dhe duke iu bindur caktimeve të Allahut ashtu siç duhet (v.p.)) ka qëllime të pastra dhe të lavdërueshme.