13.
13. I mençuri dhe trajtimi i mirë ndaj njerëzve (përhapja e selamit)
01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:
إن السلام من أسماء الله ، وضعه في الأرض ، فأفشوه بينكم
“Es-Selam është një nga emrat e Allahut që e ka zbritur në tokë. Prandaj, shpërndajeni atë (selamin) mes jush.”
02 - Detyrë e të mençurit është që ta përhapë selamin në mesin e njerëzve. Ai që i jep selam dhjetë njerëzve është si të ketë liruar një skllav.
Selami është diçka që e largon mllefin i cili gjendet tek njeriu në brendi dhe urrejtjen që njeriu mund ta ketë në zemër. Selami ndërprenë bojkotin tek njerëzit dhe i bën vëllezërit të jenë të butë ndaj njëri-tjetrit.
03 - Personi i cili i pari jep selam, është ndërmjet dy të mirave: Allahu ‘Azze ue Xhel e ngrit atë një nivel më të lart se sa personin që ai jep selam, për shkak se ai ia kujtoi atij selamin dhe përgjigjes së engjëjve në Selamin e tij në qoftë se njerëzit janë të pakujdesshëm në kthimin e selamit atij.
04 - Zubejd el-Jamii ka thënë: “Njeriu më bujar është ai që jep diç nga pasuria e tij pa kërkuar shpërblim për këtë. Falësi më i mirë është ai që fal edhe pse mund të ndëshkojë.
Njeriu më i mirë është ai që mban lidhjet me atë që i shmanget(e bojkoton/largohet) prej tij. Dhe koprraci më i madh është ai që nuk jep selam.”
05 - Kur myslimani të takohet me një mysliman tjetër, ai duhet t’i japë atij selam duke buzëqeshur. Ai që vepron kështu, i bien mëkatet e tij ashtu siç i bien pemës gjethet në vjeshtë. Ai që i buzëqeshet njerëzve, e meriton dashurinë e tyre.
06 - Buzëqeshja është cilësi e dijetarëve dhe e njerëzve të mençur. Buzëqeshja shuan zjarrin e kokëfortësisë dhe nxitjen e urrejtjes. Buzëqeshja të mbron nga ai që të urren dhe të shpëton nga ai që është i prirë që të shkatërroj marrëdhëniet midis njerëzve.
07 - ‘Uruesh ka thënë: “Më është treguar se në shkrimet e shenjta të mëparshme shkruan: Bir i dashur! Buzëqeshu njerëzve dhe flit me ta bukur (fjalë të mira dhe të zgjedhura). Në këtë mënyrë njerëzit do të duan më shumë se sa tu japësh dhurata”.”
08 - Nuk është e vepër e mirë për personin e mençur, të udhëzuar e të devotshëm që ta takoj atë që nuk është aq i devotshëm sikurse ai, me ballë të rrudhur. Pra, ai duhet t’i buzëqesh atij.
09 - Habib bin Ebi Thabit ka thënë: “Prej moralit të mirë të njeriut është që, të buzëqesh kur flet me shokun e tij.”
10 - Se’id bin Abdirr-Rrahman ez-Zubejdi ka thënë: “Më pëlqejnë dijetarët që janë të thjeshtë, që buzëqeshin dhe qeshin lehtësisht. Sa për atë që të takon me ballë të rrudhur duke menduar se ai të ka kryer një punë, e lus Allahun që të mos ketë ndonjë të tillë!”