Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

25.



25. I mençuri dhe ahmaku. (01)

01 - Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem thënë:

مثل الجليس الصالح مثل العطار ، إن لم يعطك من عطره أصابك من ريحه ومثل الجليس السوء مثل القين إن لم يحرق ثوبك أصابك من دخانه

“Shembulli i shokut të mirë është sikurse shembulli i shitësit të parfumit, nëse nuk të jep asnjë parfum së paku do të ndjesh erën e mirë. Dhe shembulli i shokut të keq është sikurse shembulli farkëtarit, nëse nuk të djeg rrobat së paku do të ndjesh tymin (që vije nga zjarri që ai e përdor).”

02 - I mençuri është i detyruar që të mos shoqërohet me ahmakun dhe të marrin. Por është i detyruar të shoqërohet me të mençurin dhe të shkathëtin. Nëse nuk përfiton mençurinë e tij së paku përfiton nga dija që ai ka. Ndërsa shoqërimi me ahmakun, - edhe nëse nuk merr budallallëkun e tij të paktën do të ndotesh nga shoqërimi me të.

03 - Jasir bin ‘Amr (një prej tabiinëve (v.p.)) ka thënë: “Bojkotoje ahmakun. Gjëja më e mirë që mund t’ia bësh atij është bojkotimi!”

4 - Kur nuk e njeh se cili është ahmaku, dije se shenjat e tij janë: kundërpërgjigja shpejtë në shenjë hakmarrjeje, nuk sigurohet në atë që e thotë (flet atë që e dëgjon edhe pa e ditur se a është e vërtetë, e përhap dhe e beson atë (v.p.)), të qeshurit e tepërt, është kontradiktor, shpif ndaj njerëzve të mirë dhe shoqërohet me njerëzit e këqij.

05 - Ahmakut, nëse ia kthen shpinën, dëshpërohet. Nëse shoqërohesh me të, iu duket vetja e tij se është dikush me vlerë. Nëse je i butë me të, është i pasjellshëm ndaj teje. Nëse ti je i pasjellshëm ndaj tij, ai është i butë ndaj teje. Nëse ti sillesh mirë ndaj tij, ai sillet keq ndaj teje. Nëse ti sillesh keq ndaj tij, ai sillet mirë ndaj teje. Nëse ti je i pa drejtë ndaj tij, ai është i drejtë ndaj teje. Nëse ti je i drejtë ndaj tij, ai është i pa drejtë ndaj teje.

06 - Se’id bin Ebi Ejub ka thënë: “Mos u shoqëro me të keqin, ngase ai është sikurse të jetë pjesë e zjarrit. Dashuria e tij nuk është e drejtë dhe ai nuk i përmbahet premtimit të tij.”

07 - Errësira me e madhe për njeriun është marrëzia (ahmakllaku), ndërsa mendjemprehtësia është reflektim i mençurisë. Nëse njeriu sprovohet me të pasurit nevojë të shoqërohet me ahmakun, ai e ka për obligim që t’i përmbahet karakterit të vet dhe t’i shmanget karakterit të këtij shoqëruesi. Në të njëjtën kohë, ai duhet ta falënderoj Allahun sa më shumë për atë që e ka bërë të kuptoj diçka që të tjerët nuk e kanë arritur.

08 - El-A’mesh ka thënë: “Heshtja është përgjigja më e përshtatshme ndaj ahmakut.”

09 - I mençuri është sprovuar me të shoqëruarit me dikë që ka cilësi të tilla, nganjëherë ai duhet të shtiret kinse nuk ka ndodhur ndonjë gjë. Butësia ndonjëherë është nënshtrim, e ndonjëherë kjo është shtylla e mençurisë.

10 - Sufjan eth-Theuri ka thënë: “Njeriu është krijuar vetëm si ahmak. Përndryshe, nuk do kishte pasur vlerë jeta e tij!”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free