Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

47.



47. I mençuri dhe ndjeshmëria.

01 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): Ndjeshmëria do të thotë që ta frenosh veten kur ajo trajtohet në një mënyrë të keqe, në mënyrë që ai të mos arrijë tek e ndaluara. Ndjeshmëria përbëhet prej dijes, durimit, qetësimit dhe qëndrueshmërisë. Nuk ka asnjë cilësi më të bukur se sa kur bashkohen ndjeshmëria dhe pushteti. Ndjeshmëria më e bukur është kur je i ndjeshëm dhe kur ke aftësinë për t’u hakmarrur.”

02 - Damratu (RahimehUllah) ka thënë: “Ndjeshmëria është më lartë se sa logjika sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur Veten e Tij me atë emër.”

03 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Nëse cilësia e vetme e ndjeshmërisë do të kishte qenë se ajo e pengon personin nga mëkatet, ajo do të ishte e mjaftueshme për ta obliguar të mençurin që ta mos e braktisë kurrë ndjeshmërinë për derisa ka mundësi. Ndjeshmëria është një cilësi me të cilën lind njeriu ose përvojë ose që të dyja.”

04 - Muauije Ibn Ebi Sufjan radijaAllahu anhu ka thënë: “Nuk ka ndjeshmëri vetëm se me përvojë.”

05 - Ebu Derda radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Dituria arrihet vetëm me të mësuar dhe ndjeshmëria arrihet vetëm me përvojë. Ai që e synon mirësinë do ta arrijë atë dhe ai që i shmanget të keqes do të shpëtojë prej saj.”

06 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “I mençuri është i ndjeshëm ndaj të gjithë njerëzve. Nëse ai e sheh këtë shumë të vështirë ai duhet të pretendojë se është i ndjeshëm, sepse kjo gjë shpie në ndjeshmëri.”

07 - Ibnul Mubarak (RahimehUllah) ka thënë: “Na thirri Abdullah Ibn Aun për të ngrënë. Ne ishim duke ngënë dhe shëbërtorja e tij hyri dhe në dorë kishte një enë, u ngatarrua me rrobet e saj dhe i ra ena nga dora, dhe i tha asaj Ibn Auni; “Mos u frikëso! Ti je e lirë.”

08 - Muhamed Ibnus Sa’da (RahimehUllah) i tha djalit të tij Ur`ues kur ai mori pushtetin në Jemen: “Nëse zemërohesh shiko lart në qiell dhe poshtë në tokë dhe më pas madhëroje Krijuesin e tyre.”

09 - Xhafer Ibn Sulejman (RahimehUllah) ka thënë: “Ishte një grua e devotshme në Basra, të cilën gjithmonë e godisnin fatkeqësi. Ne habiteshim me durimin e saj, derisa një ditë ajo u godit nga një fatkeqësi e rëndë dhe ajo vazhdoi të duronte. Kur fola me të në lidhje me këtë ajo tha; “Çdo fatkeqësi që më godet, bashkë me të kujtoj edhe xhehennemin dhe ajo (fatkeqësia) bëhet tek sytë e mi sikurse rëra.”

10 - Bekr Ibn Mudar (RahimehUllah) ka thënë: “Ebul Hejthemit i vdiq djali dhe ai la jetim një foshnje të vogël, e cila vdiq. I erdhën vëllezërit për ngushëllim dhe ai ishte në një anë të xhamisë, dhe u tha atyre; Brenga në ditën e gjykimit më ka bërë mua që të mos pikëllohem për çfarë unë kam humbur dhe as të gëzohem për atë që më është dhënë.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free