Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

22.



22. I mençuri dhe dashuria për vëllanë (shokun)

01 - Nëse Allahu të mençurit i dhuron dashurinë e sinqertë të një myslimani i cili është i kujdesshëm që ta ruaj atë dashuri, ai detyrohet t’i përmbahet asaj çfarë kërkon dashuria e ndërsjellë. Pastaj, ai duhet të kalitë vetveten që të mbaj lidhjen me të edhe atëherë kur ai i shkëput ato, të shkojë tek ai edhe kur ai ia kthen shpinën atij, t’i japë (qoftë edhe dhuratë (v.p.)) atij edhe atëherë kur ai e privon atë nga e drejta themelore e tij, t’i afrohet edhe atëherë kur ai largohet, dhe ta konsiderojë atë sikurse të ishte shtyllë për të!

02 - Një nga mangësitë më të mëdha që njeriu mund të ketë, është që të jetë jostabil në dashuri ndaj të tjerëve.

03 - El-Asme’ij ka thënë: “Një beduin i mençur ka thënë: “Njeriu më i pavlerë për njerëzit, është ai i cili nuk kërkon të ketë vëllezër (shokë)! Mirëpo, ka edhe një person që është edhe më i pavlerë, dhe ai është: ai i cili ka pasur vëllezër (shokë) ndërsa ka humbur dashurinë e tyre që dikur kishin për të! Ai i cili di të bëj zgjidhje e mirë për veten e tij, di të bëj zgjedhjen edhe për të tjerët.”

04 - I mençuri duhet të mos jetë i shkujdesur në ruajtjen e dashurisë. Ai nuk mund t’i ketë disa fytyra apo dy zemra. Por e brendshmja e tij përputhet me të jashtmen që ai shfaq, dhe fjalët e tij janë në përputhje me veprat që ai i vepron. Nuk ka mirësi tek vëllazëria, mes të së cilëve të metat dhe gabimet e tyre vetëm shtohen.

05 - Jahja bin Ebi Kethir thotë se, Sulejmani alejhis-selam i ka thënë djalit të tij: “Bir i dashur! Ruaje lidhjen me shokun tënd të parë, dhe mos mendo se i dyti është sikurse i pari, e ndoshta as nuk i afrohet atij!”

06 - I mençuri nuk mund të jetë shokë me atë i cili ka shumë fytyra, dhe ai nuk lidhet vëllazërisht me personin i cili ia kthen shpinën. Ai shfaq për shokun atë dashuri që e mban brenda vetes.

Edhe pse më shumë mban dashuri përbrenda sesa atë që ai shfaqë. Kur ndodh ndonjë keqkuptim apo mosmarrëveshje mes tyre, ai është me të ashtu siç ka qenë edhe para se të ndodh ajo gjë. Sepse vëllai (shoku) i vetëm i cili ka vlerë është ai që posedon këtë cilësi.

07 - Hisham bin ‘Urueh thotë se, babai i tij ka thënë: “Nga urtësitë e mëhershme është: “Duaje shokun tënd dhe shokun e babait tënd.”

08 - Një nga cilësitë më të mëdha të dukshme përmes të cilave identifikohet nëse dashuria është e shëndoshë apo e keqe, është “të shikuarit”. Në të shumtën e rasteve, shikimi i mirë shfaq atë dashuri që njeriu ka në zemër. Dhe e kundërta e kësaj, shikimi mund të fsheh atë urrejtje që njeriu ka përbrenda. Prandaj, njeriu i mençur e sheh dashurinë e cila gjendet në zemër dhe që shfaqet në sytë e vëllait të tij.

09 - Ibrahim bin Shiklah ka thënë: “Nëse një person të thotë ty se të do apo të urren, atëherë atë që ai fsheh në zemër gjykoje të jetë ashtu siç ai shprehet, ngase ti nuk mund ta dish se çfarë ai mban në brendi. Prandaj, trajtoje atë sipas asaj që ai të shfaqet me anë të të shprehurit.”

10 - Ibrahim el-Xhehni ka thënë: “Shenjat e dashurisë i sheh në personin i cili të do edhe nëse ai nuk të shprehet!”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free