Kopshti i të mençurve
Imam Muhamed bin Hiban el-Busti

40.



40. Nxitja për të këshilluar të gjithë myslimanët në përgjithësi.


01 - I Dërguari i Allahut
sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Feja është këshillë.”

Ata thanë: “Për kë, o i Dërguari i Allahut?”

Ai tha: “Për Allahun, për Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e myslimanëve dhe për njerëzit e thjeshtë (masën e gjërë).”

02 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Është i obliguar njeriu i mençur që të jetë këshillues për të gjithë myslimanët në përgjithësi dhe të mos e zhgënjej askënd në asnjë lloj mënyre. Profeti i zgjedhur sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i vendoste kusht secilit prej shokëve të Tij, i cili vinte të besatohej se “Këshillimi (me ja dasht të mirën) ndaj çdo myslimani, të falte namazin dhe të jepte zekatin.”

03 - Alij Ibn Ebi Talib radijAllahu ‘anhu ka thënë: “Mos mashtro sepse mashtrimi është karakteristikë e njerëzve të këqinj. Dëshiroja të mirën vëllait tënd sido që ta kuptojë dhe zhduku kur ai të zhduket.”

04 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Vëllezërit më të mirë janë ata që ia duan të mirën (i këshillojnë) vëllezërve të tyre. Sikurse edhe veprat më të mira janë ato që kanë frytet e mira dhe më të mirat prej tyre janë ato të sinqertat. Të të rrah ai i cili të këshillon është më e mirë se sa të të përshëndes ai i cili të urren.”

05 - Hasan El-Basri (RahimehUllah) ka thënë: “Besimtari është pjesë e besimtarit. Ai është pasqyra e vëllait të tij. Nëse sheh tek ai diçka që nuk i pëlqen, ai e korrigjon, e udhëzon dhe e këshillon atë fshehurazi dhe haptazi.”

06 - Ka thënë Ebu Hatim (RahimehUllah): “Këshilla është e rrethuar nga akuzat. Këshilla duhet tu jepet vetëm atyre që e pranojnë atë, e njëjtë sikurse dynjaja është vetëm për atë që e braktis atë dhe se bota tjetër është vetëm për ata që e kërkojnë atë.

07 - Është më mirë që të konsultoheni me një person të shurdhur se sa me një person i cili ta kthen shpinën. Ta këshillosh një person i cili është përbuzëz, është e njëjtë sikur të mbjellësh në tokë të kripur. Shumica e njerëzve të cilët nuk i pranojnë këshillat janë ata të cilët janë të dashuruar në vetvetet e tyre.

08 - Është e detyrueshme që t`ia duash të gjithve të mirën, gjë të cilën e kemi thënë më lartë. Megjithatë, këshilla duhet të bëhet vetëm fshehurazi. Ai që e qorton vëllain e tij publikisht, ai vetëm se e ka shëmtuar atë, ndërsa ai që e qorton vëllain e tij fshehurazi, vetëm se e ka zbukuruar atë. Është më mirë për myslimanin që të veprojë atë që e zbukuron vëllain e tij se sa atë që e shëmton atë.

09 - Sufjani (RahimehUllah) ka thënë: “Unë i thashë Mis’arit; A dëshiron që një njeri të vij tek ti dhe t`i tregosh për mangësitë e tua?” Ai u përgjigj: “Jo, në qoftë se ai do të më dënoj, ndërsa dëshiroj (që t`i tregoj) vetëm nëse ai më këshillon mua.”

10 - Ibnul Mubarak (RahimehUllah) ka thënë: “Kanë qenë burrat që kur shikonin prej vëllezërve të tyre atë gjë që e urrenin, i këshillonin ata fshehurazi dhe i ndalonin ata fshehurazi. Ata shpërblehen për shkak të këshillimit dhe ndalimit fshehurazi. Ndërsa sot, nëse shikon dikush prej dikujt atë çfarë e urren, fillimisht e ngacmon dhe më pas ia përhap.”

11 - Sufjani (RahimehUllah) ka thënë: “Erdhi Talha tek Abdul Xheb-bar Ibn Ua’il, dhe tek ai ishte një grup me njerëz. Talha i tha atij diçka të cilën nuk e dëgjoj askush dhe më pas u largua.” Më pas (Abdul Xheb-bari) tha: “A e dini se çfarë më tha mua?” Ai më tha: “Unë të pashë që ti u ktheve dhe ti ishe duke u falur.”

12 - Ebu Hatim (RahimehUllah) Ka thënë: “Nëse këshilla jipet në mënyrën të cilën e përmendëm, atëherë ajo do të plotësohet dhe të drejtat vëllazërore do të përmbushen.”

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free