06.
06. Cilësia më e mirë është mençuria.
01 - Shu’be ka thënë: “Mençuria e njeriut është e vogël. Nëse ne shoqërohemi me njerëz që janë më pak të mençur, do humbet edhe ajo mençuri e pakët që e kemi. Ndërsa, kur unë shoh dikë që rri me një person që ka më pak mençuri sesa ai, atëherë filloj ta urrej atë.”
02 - Tipari i parë më i mirë, i cili mund t’i jepet një personi në këtë botë, është mençuria. Kjo është një nga më të mirat që Allahu mund t’i japë robit të Tij. Prandaj, nuk është e lejuar për ta njollosur dhuratën e Allahut, duke qëndruar me një person që nuk është i tillë.
03 - Njeriu i urtë është i obliguar të sillet mirë dhe të heshtë shumë. Gjithashtu, kjo i përket karakterit të Profetëve. Sjellja e keqe dhe të folurit e tepërt janë prej cilësive të njerëzve të këqij e të pavlerë.
04 - I mençuri nuk ka shpresa të mëdha (në të cilat mbështet për së tepërmi). Ai që ka shpresa të shumta, do të ketë veprime të pakta. Ai që vdes (ai që nuk vepron), nuk ka asnjë dobi nga shpresat e tij.
05 - I mençuri nuk hyn në “luftë” pa përgatitje. Ai nuk debaton pa prova, nuk bën mundje pa forcë, sepse mençuria ngjall shpirtrat, ndriçon zemrat, i realizon veprimet dhe i jep kuptim jetës.
06 - Ajo që e shton mençurinë e njeriut, është që të jetë afër me njerëzit sikurse vetja e tij dhe të shmanget nga ata që janë ndryshe prej vetes së tij.
07 - Ebu Malik el-Gazzi ka thënë se e ka dëgjuar babanë e tij, duke thënë: “Ulu me ata që janë të shkathët, qofshin miq apo armiq, sepse mençuria kërkon mençurinë.”
08 - Shoqërimi me të mençurit ka dy kuptime. E para: përkujtosh vetes tënde atë për të cilën personi i mençur ka nevojë për të. E dyta: që ta paralajmërosh vetën tënde nga diçka të rrezikshme, për të cilën injoranti ka nevojë ta dijë.
09 - Afërsia me të mençurit është fitore e të mençurve dhe një mësim për kundërshtarët e tij (që nuk janë sikur ai).
Kjo vlen për të gjitha situatat. Ai duhet ta përkëdhelë vetëm me ata të cilët janë në gjendje ta përkëdhelin atë dhe duhet të shkojë vetëm tek ata që duan tu shkojë atyre.
10 - Nëse mençuria do kishte pas prindër, ata do të ishin durimi dhe qëndrueshmëria.